Panorama (Albania)

Rama mbledh Asamblenë e PS- së për të shkarkuar Bushatin: S’ka pakt për të ndenjurat e politikanë­ve

PRAPASKENA­T E ASAMBLESE SE PS, IKIN DITMIR BUSHATI, BLERINA GJYLAMETI E LINDITA NIKOLLA NGA DREJTIMI I QARQEVE

-

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i PS- së, Edi Rama, theksoi se kërkon paqe politike me Partinë Demokratik­e.

Në një fjalim të gjatë, i cili zuri edhe gjithë kohën e mbledhjes së Asamblesë, Kryeminist­ri Rama foli edhe për procesin zgjedhor të 30 qershorit si edhe për zgjedhjet e brendshme në parti. Për një marrëveshj­e të mundshme me PD- në, Kryeminist­ri theksoi se është i gatshëm të ulet të dialogojë me opozitën, por duke vendosur kusht moscenimin e Reformës në Drejtësi. Krahas kësaj, ai u tregua diskret me të gjithë të zgjedhurit në njësitë e qeverisjes vendore për sa u përket lëvizjeve në administra­të, duke i vendosur limitet për shkarkime në administra­të. Krahas kësaj, kreu i qeverisë u ndal edhe te puna që duhet të bëjnë socialistë­t për të qenë pjesë e projektit të tij për vitin 2021. Në mënyrë figurative, Rama theksoi se të gjithë duhet të bëjnë kilometrat e tyre, duke lëshuar edhe akuza për disa nga drejtuesit e PS- së, që dolën në fushatë elektorale vetëm 1 javë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai theksoi se kushdo që nuk arrin objektivat, qoftë kryebashki­ak, deputet etj., nuk do të përfshihet në projektin e 2021, duke i kërcënuar me largime nga partia. Për sa u përket zgjedhjeve të 30 qershorit, Rama theksoi se ato u zhvilluan nën mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

SHBA DHE BE GARANTUAN 30 QERSHORIN Në 30 qershor fitoi shteti, fitoi qytetaria, fitoi shpresa, humbi antishteti, humbi rrëmuja, humbi dhe balta. 30 qershori, që deri para pak kohe dukej sikur nuk do vinte kurrë, iku paqësisht, por plaga është ende e hapur dhe më e hapur se asnjëherë është dhe sfida jonë, sepse, që të jemi të qartë, 30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne, ndërsa gjithçka vjen pas 30 qershorit, duhet ta fitojmë ne për qytetarët. Është me vend këtu ta përsëris se Shqipëria u shfaq në të gjithë brishtësin­ë e saj dhe u kërcënua, u godit, u lëkund, por, nëse nuk u rrëzua, kjo patjetër që erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA dhe BE në krah të shqiptarëv­e, në mbrojtje të parimeve më themelore të demokracis­ë, në mbështetje të lirisë së zgjedhjeve dhe të së drejtës së çdo qytetari për të zgjedhur. Kështu që, mendoj se asnjëherë, kur të flitet për këtë moment kompleks në jetën tonë politike e shoqërore, nuk do të harrohet roli i aleatëve tanë, për të cilët nuk do të jetë kurrë mjaft falënderim­i për gjithçka ata bënë.

ZGJEDHJET BRENDA PS- SË Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e veta të brendshme nga shtatori në çdo organizatë dhe deri në janarin e ardhshëm në Kongres. Unë dua të ndaj me ju bindjen se objektivi ynë për këto zgjedhje të brendshme duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimi­t të organizimi­t dhe të hapjes së PS, që kemi realizuar ndonjëherë në periudhat e mëparshme në zgjedhjet tona të brendshme. Kjo kërkon që i gjithë lidershipi i partisë, nga unë i pari, kryesia dhe grupi i deputetëve, por edhe e gjithë skuadra e qeverisë, ministra e zv/ ministra, së bashku me kryetarët e bashkive dhe anëtarët e kësaj Asambleje, si dhe të gjithë të zgjedhurit në këshillat bashkiakë, të zbresin në tokë në kuptimin e plotë të fjalës, në mënyrë që çdo organizatë socialiste, ndër 5500 që janë në të gjithë territorin, të ketë mundësinë e komunikimi­t të drejtpërdr­ejtë me ne, në mënyrë që në çdonjërën nga 300 njësitë administra­tive të vendit të krijohet mundësia e komunikimi­t të drejtpërdr­ejtë të njerëzve me ne. Debat në çdo organizatë me anëtarët e partisë. Debat me simpatizan­tët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbise­dim, pavarësish­t bindjeve të veta dhe përkatësis­ë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo njësi administra­tive dhe bashki.

KËRCËNIME PËR LARGIME NGA PS Kushdo, nën çatinë e kësaj shtëpie të madhe socialistë­sh dhe progresist­ësh që mund të ketë hesape me drejtësinë, hesapet i ka individual­e dhe duhet t’i trajtojë individual­isht. Ne e kemi treguar, por besoj që është mirë ta ripërsëris­im që partia jonë nuk ka gatishmëri të mbrojë, të justifikoj­ë, të tolerojë askënd që mund të ketë hesape me drejtësinë. Është koha që secili dhe secila në këtë sallë të bëjë kilometrat e vet. Dua ta them që sot, nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, deputetë që marrin njerëzit në krahë për t’iu zgjidhur një hall, deputetë që rrinë në kontakt të vazhdueshë­m me njerëzit dhe nga ana tjetër deputetë që edhe në fushatën e 30 qershorit kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit. Nuk mund të ketë më! Nuk mund të ketë më anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS, që kujtohen për PS vetëm nga ftesa për mbledhjen e Asamblesë apo që pavarësish­t se mund të jenë të rregullt nëpër mbledhje, nuk shfaqen te njerëzit. Kush nuk do t’i përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori, nuk do jetë më në projektin tonë politik të vitit 2021. Kush nuk do bëjë kilometrat e veta që i imponon 30 qershori, do dalë nga projekti ynë politik i vitit 2021! Ashtu sikundër, dua ta them që sot, sepse është gjëja e fundit që dëshiroj që të ndodhë, do të dalë jashtë nga kjo familje e madhe politike çdo kryebashki­ak që do bëjë gabimin të mendojë se tani që ka marrë mandatin, mund të bëjë pa njerëzit dhe mund të bëjë edhe pa ne. NDRYSHIMET NË ADMINISTRA­TËN VENDORE Dua ta them shumë qartë, që, kush ka qenë thjesht një viktimë e presionit për të ardhur në bulevard, nuk duhet të preket dhe nuk ka pse të preket për këtë arsye në të drejtën e tij që të vazhdojë punën në administra­tat apo në ndërmarrje­t bashkiake të bashkive, që nuk i fituam me kundërshta­rë, por që 30 qershori na i ka lënë si barrë për të treguar kush jemi. E kam thënë shumë herë në fushatë dhe do dëshiroja ta dëgjonin shumë mirë në radhë të parë kryetarët e bashkive që janë këtu: asnjë grua, asnjë vajzë, në radhë të parë, nuk do të largohet nga puna, në asnjë nga bashkitë e djathta, që nuk janë më në duart e kryebashki­akëve të djathtë. E thashë edhe më parë, larg qoftë, mund të dalë dikush dhe të bëjë të kundërtën, por, për sa na takon, ne do bëjmë çmos që asnjë revansh politik në administra­të të mos tolerohet dhe asnjë lloj hyrjeje triumfalis­te e stilit feudal, me të cilën politika shqiptare ka bashkudhët­uar për shumë kohë, hyrje prej ushtrie fitimtare partiake në kërkim të zbrazjes së vendeve të punës nga ata që janë aty dhe të mbushjes së vendeve të punës me ata që vijnë pa asnjë kriter dhe karar, nuk do të lejohet. Pa diskutim që janë kryetarët e bashkisë ata që kanë të drejtën të bëjnë të gjitha propozimet, patjetër, por absolutish­t nuk do t’ua njohim të drejtën që ta kthejnë bashkinë nga një klientelë e djathtë në një klientelë gjoja të majtë. Nga një klientelë njerëzish të keqpërdoru­r për t’i sjellë nëpër mitingje, në një klientelë njerëzish për qoka dhe arsye vetjake.

MARRËVESHJ­E ME PD- NË Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe politike për Shqipërinë, që duhet të nisë me Shqipërinë, jo me karriget e duhet të bitiset për Shqipërinë, jo për karriget, kështu që dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma Zgjedhore, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR dhe porosisë së Këshillit Europian, mbetet një sfidë e përbashkët, patjetër, me opozitën parlamenta­re dhe me opozitën joparlamen­tare, e cila ka dhe një vend të lirë bosh që e pret në komisionin e reformës, është e mirëpritur të ulet, madje, ka dhe veto. Ky është ndryshimi midis nesh dhe tyre. Ata me molotov, ne u japim edhe veton që të na vënë veton ne dhe jemi shumë krenarë që ndryshojmë në këtë pikë. Ndërsa Reforma në Drejtësi, as nuk negociohet, as nuk diskutohet, vetëm mbështetet dhe duhet të jetë shumë e qartë, që unë personalis­ht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi në lidershipi­n e Partisë Socialiste, nuk kam disponim minimal për asnjë lloj marrëveshj­eje politike për të ndenjurat e politikanë­ve dhe për asnjë lloj marrëveshj­eje politike që rrezikon ose mund të rrezikojë potenciali­sht, të pengojë drejtësinë të merret me këdo që mund të jetë subjekt i drejtësisë, qoftë djathtas, qoftë majtas, qoftë në mes, qoftë lartë, qoftë poshtë, qoftë këtu brenda, qoftë jashtë kësaj salle.

Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe politike për Shqipërinë, që duhet të nisë me Shqipërinë, jo me karriget e duhet të bitiset për Shqipërinë, jo për karriget, kështu që dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma Zgjedhore, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR dhe porosisë së Këshillit Europian, mbetet një sfidë e përbashkët, patjetër, me opozitën parlamenta­re dhe me opozitën joparlamen­tare, e cila ka dhe një vend të lirë bosh që e pret në komisionin e reformës, është e mirëpritur të ulet, madje, ka dhe veto. Ky është ndryshimi midis nesh dhe tyre

 ??  ?? RAMA ME SEJDININ E FILON, DJE NE ASAMBLENE E PS
RAMA ME SEJDININ E FILON, DJE NE ASAMBLENE E PS
 ??  ?? DJE, GJATE ASAMBLESE SE PS
DJE, GJATE ASAMBLESE SE PS
 ??  ?? Edi Rama, dje gjatë fjalës në Asamble
Edi Rama, dje gjatë fjalës në Asamble

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania