Panorama (Albania)

“E motivuar politikish­t”, qeveria humb gjyqin me Becchettin, do paguajmë 110 milionë euro

“ZERI I AMERIKES” KONFIRMON SHIFREN E FRIKSHME. AVOKATURA E APELON

- Francesco Beccheti Edi Rama

Investitor­ët pohuan se masat ishin pjesë e një fushate shtetërore të ngacmimit, të motivuar pjesërisht nga kritikat që stacioni televiziv i tyre, ‘ Agonset’ kishte bërë për administra­tat e njëpasnjës­hme shqiptare

Është e konfirmuar. Qeveria, për shkak të sjelljes politike, do të duhet të paguajë 110 milionë euro plus edhe interesat, për dëmin e shkaktuar nga mbyllja e aktiviteti­t të televizion­it “Agon”. Lajmi është konfirmuar dje nga “Zëri i Amerikës”.

Pak kohë më parë, kreu i qeverisë Rama nuk pranoi të përgjigjej publikisht nëse ishte humbur gjyqi, duke theksuar se kishte një pakt konfidenci­aliteti mes palëve. Në fakt, gjyqi ishte humbur që më datë 24 prill dhe qeverisë i ka ngelur dëshpërimi­sht vetëm një akt apelimi, që, sipas juristëve të gjyqeve ndërkombët­are të arbitrazhi­t, është shumë i rrallë. Ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për rastin në fjalë.

SHQIPËRIA DO KUNDËRSHTO­JË VENDIMIN NË FAVOR TË BECCHETTI- T

Autoritete­t shqiptare kanë afat deri më 20 gusht për të kundërshtu­ar vendimin e marrë nga Qendra Ndërkombët­are për Zgjidhjen e Mosmarrëve­shjeve të Investimev­e ( ICSID), një Gjykatë Arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, në favor të sipërmarrë­sit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunë­torëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizion­it “Agon” pak vite më parë. ICSID dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizion­it ishte e “motivuar politikish­t”. Vendimi u mor në 24 prill. DY muaj më vonë, Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimi­t për përzgjedhj­en dhe kontraktim­in e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj..” me qëllim “përfaqësim­i dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”.

Anulimi është një formë e jashtëzako­nshme rekursi e parashikua­r në mbrojtje të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces. Një palë mund të kërkojë anulimin e plotë ose të pjesshëm të një vendimi, duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikua­ra nga vetë rregullat e ICSID- së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsion­i nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurav­e dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet, mbi të cilat është bazuar.

Nuk dihet se në cilën nga këto klauzola do të mbështetet pala shqiptare në kundërshti­min e vendimit, i cili përfaqëson vlerën më të lartë, me të cilën Shqipëria është dënuar nga një Gjykatë Arbitrazhi.

KONFIRMIMI

Dje ishte një ndër mediat prestigjio­ze, “Lexology”, e cila konfirmoi humbjen e gjyqit nga Shqipëria. “Investitor­ët kishin pretenduar një shumë prej 650 milionë eurosh si dëmshpërbl­im ndaj një sërë masash që synonin investimet e tyre në sektorët e medias së vendit, sektorin e energjisë hidroelekt­rike dhe të mbeturinav­e, duke përfshirë ngrirjen e aseteve, auditimet tatimore dhe procedurat penale. Investitor­ët pohuan se masat ishin pjesë e një fushate shtetërore të ngacmimit, të motivuar pjesërisht nga kritikat që stacioni televiziv i tyre, ‘ Agonset’ kishte bërë për administra­tat e njëpasnjës­hme shqiptare. Kryeminist­ri aktual i shtetit, Edi Rama, njoftoi në 2015 se “ne kemi shpallur një luftë” kundër pronarëve të ‘ Agonset’. Stacioni televiziv më vonë u largua, pasi pajisjet e tij u sekuestrua­n nga qeveria”, thuhet në shkrimin e “Lexology”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania