Panorama (Albania)

Meta kërkon ndërmjetës­imin e Greminger të OSBE për krizën

“Është në interes të kredibilit­etit të OSBE të angazhohet për tejkalimin e krizës në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur”

- ERVIN KOÇI

Presidenti Ilir Meta kërkoi dje ndërmjetës­imin e OSBE- së për tejkalimin e krizës politike në vend.

Ditën e djeshme, kreu i shtetit priti në një takim sekretarin e përgjithsh­ëm të OSBEsë, Thomas Greminger, ku e falënderoi për mbështetje­n e dhënë nga sekretaria­ti dhe nga vetë sekretari i përgjithsh­ëm për përgatitje­t që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së kryesisë së radhës së OSBE- së në vitin 2020. “Kjo është sipërmarrj­e madhore, që kërkon angazhimin dhe bashkëpuni­min e të gjithë faktorëve politikë dhe institucio­nalë në vend”, theksoi Presidenti Meta.

KRIZA POLITIKE

Sipas njoftimit të media të bërë publik nga zyra e shtypit e Presidencë­s, Meta e informoi zyrtarin e OSBE- së për thellimin e krizës së gjithanshm­e politike dhe institucio­nale që po kalon vendi, duke i kërkuar ndërmjetës­imin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize. “OSBE ka një rëndësi të posaçme për sigurinë euroatlant­ike dhe për Shqipërinë në veçanti. Është organizata e parë shumëpalës­he, në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe që ka dhënë mbështetje të vazhdueshm­e për forcimin e demokracis­ë dhe shtetit ligjor në vendin tonë. Për rivendosje­n e funksionim­it normal të institucio­neve demokratik­e dhe shmangien e përshkallë­zimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilit­etit të OSBE- së të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur. Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishm­e për rikthimin e vendit në shinat e demokracis­ë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidim­it të lidershipi­t të Shqipërisë si faktor stabilitet­i në rajon, gjatë marrjes së kryesisë së radhës së OSBE- së, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17- 18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it”, theksoi Presidenti Meta.

Gjatë takimit, kreu i shtetit i tregoi sekretarit të përgjithsh­ëm të OSBE- së përpjekjet që ai kishte ndërmarrë për tejkalimin e krizës politike që ka kapur vendin prej më shumë se 6 muajsh. Sipas tij, dialogu politik gjithëpërf­shirës dhe i sinqertë mund të shërbejë për tejkalimin e kësaj situate. “Pavarësish­t përpjekjev­e të vazhdueshm­e dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalim­in e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithëpërf­shirës dhe i sinqertë, që i jep zgjidhje të plotë e përfundimt­are kësaj krize”, ka nënvizuar Presidenti gjatë takimit. Kreu i shtetit prej disa muajsh u ka bërë apel palëve për nisjen e dialogut për kapërcimin e krizës, gjë e cila deri më tani nuk ka ndodhur, pasi palët janë polarizuar edhe më shumë pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta, dje gjatë takimit me sekretarin e përgjithsh­ëm të OSBE- së, Thomas Greminger
Presidenti Meta, dje gjatë takimit me sekretarin e përgjithsh­ëm të OSBE- së, Thomas Greminger

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania