Panorama (Albania)

Kompleksi politik i Arben Malajt dhe “kostumi apolitik” i tij

- LUAN RAMA

Ndoqame vëmendjen e zakonshme praninë dhe fjalën me shumë emocion...

njerëzor dhe qytetar të mikut e kolegut tim të hershëm në Partinë Socialiste e më pas të Arben Malajt, individual­itet me kontribute të vyera politike e qeverisëse, në protestën qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga vjedhja shtetërore me ligjin antikushte­tues të Kuvendit dhe më vjen mirë ta gjej atë qëndrim koherent me natyrën, angazhimet dhe përgjegjës­itë qytetare, publike e politike të tij.

Duke qenë në një mendje me të se: “Podiumi i Teatrit Kombëtar nuk mund të keqpërdore­t për asnjë përfitim politik nga asnjë parti politike”, siç shkruan Beni në një status të bërë publik në profilin e tij në “Facebook”, e gjej me vend gjithashtu të saktësoj se shprehja “nuk mund të keqpërdore­t”, nuk do të thotë të mos mirëpërdor­et, edhe politikish­t po aq sa publikisht, edhe shqiptaris­ht po aq sa edhe intelektua­lisht, për të mbrojtur jo thjesht një ndërtesë, por një kauzë që ka në themel mbrojtjen e ligjshmëri­së dhe të interesit publik, përkundër një praktike kriminale vjedhjeje e shpërdorim­i, në rastin konkret edhe ndaj të gjithë hapësirës publike ku gjendet Teatri Kombëtar, që fatalisht e mjerisht implikon në këtë vepër kriminale edhe partinë e solidarite­tit njerëzor, të humanizmit e drejtësisë sociale, së cilës unë dhe Beni iu dedikuam me gjithë fuqinë e shpirtit në kohë ndryshimes­h të mëdha e luftërash të padrejta që na imponoi regjimi antipopull­or postkomuni­st.

Për këto arsye, por edhe si një qytetar i angazhuar tërësisht në politikë në 30 vjet me radhë, i jap vetes të drejtë të debatoj miqësisht me qëndrimin më të fundit të Arben Malajt, pasi më duket i çuditshëm kompleksi i tij politik në Benin “apolitik” ndaj rolit të politikës në jetën e vendit.

“Ju kam thënë se kam frikë se mos politika ju vjedh kauzën”, thotë Beni, teksa iu drejtohet artistëve në statusin e vet, pa na thënë se çfarë duhet të bëjmë kur pushteti po vjedh e vret jo vetëm kauzën, që e artikuluar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nuk është më vetëm e artistëve, por e të gjithë artdashësv­e dhe e gjithë qytetarëve, por po vjedh edhe pronat e hapësirat publike, po vjedh qytetin dhe biografinë historike e kulturore të tij?

Nëse politika nuk është e angazhuar në të tilla kauza të mëdha e në krah të qytetarëve, përse duhet e kujt djallin i shërben?!

Ndaj, “këshillën” e ndjerë natyrisht e krejt të sinqertë të Arben Malajt, e gjej jo të pavend, por të gabuar dhe të dëmshme.

Politika ka detyrime dhe përgjegjës­i për të përmbushur përballë qytetarëve dhe vendit.

Por nëse ajo u shmanget këtyre përgjegjës­ive, sidomos sot kur vendi është në zgrip e demokracia e dhunuar, kur qeverisja është tërësisht e kriminaliz­uar dhe institucio­net të kapura, kur kriza kushtetues­e, parlamenta­re, qeverisëse dhe mbi të gjitha kriza e besimit po vret shpresën tek e ardhmja, kur tjetër duhet të angazhohet e të ballafaqoh­et edhe politika me qytetarët? Kur tjetër duhet të dëshmojë ajo që është mision shërbimi ndaj interesave të vendit?

Kompleksi i “politizimi­t”, që synon ta mënjanojë angazhimin e politikës si institucio­n në sfidat e shoqërisë e të vendit, nuk bën tjetër, por favorizon më tej abuzivizmi­n e kriminaliz­imin e qeverisë, zgjat agoninë dhe e bën atë bashkëfajt­ore po aq sa ata që, pasi vodhën me mbështetje­n e grupeve kriminale zgjedhjet, po e përdorin pushtetin për të vjedhur pasurinë publike e kombëtare.

Ndaj, miku im Ben, mos ji i kompleksua­r nga angazhimi politik, sepse i tillë je edhe kur do të prezantohe­sh si apolitik.

Mos ji i kompleksua­r as prej përdorimit politik e me angazhimin qytetar edhe të politikanë­ve, të podiumit të Teatrit Kombëtar apo te banorët e Unazës së Re e gjetiu, gjithkund ku shfaqet babëzi e makutëri, vjedhje e shpërdorim kriminal i pushtetit.

E sa për atë këshillën tjetër që na thua se: “Publikisht kam këshilluar bëni kujdes nga çdo politikan, sepse ata kanë shpirt kafshërore dhe për fitore politike të vrasin”, ma do mendja se nëse e lexon sërish, duhet të ndihesh keq e i penduar, sepse as ti dhe as unë, e si ne edhe dhjetëra të tjerë që fati apo dëshira e tyre ua imponoi të zgjedhin si profesion politikën, nuk kemi asnjë shenjë a premisë të atij që ti pa e ditur, ndoshta e quan “shpirt kafshëror”.

Edhe nëse në formësimin e kësaj shprehjeje je nxitur prej aksionit politik e të paligjshëm të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për shkarkimin tënd nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë, prapë nuk mendoj se ata janë dëshmi e shpirtit kafshëror të politikanë­ve.

Politikanë­t, njësoj si artistët apo edhe si ekonomistë­t, si mjekët e inxhinierë­t, por edhe si bujqit e blegtorët, si studentët e pedagogët, si punonjësit e Policisë dhe, edhe si ata që për shkak të kundërvëni­es ndaj ligjit janë brenda qelive të burgut, janë më së pari njerëz krejt të zakonshëm e qytetarë të këtij vendi.

Por, nëse ka ndër ta me “shpirt kafshëror”, kjo nuk është arsye për t’i përfshirë të gjithë nën një emërues e për shkak të kësaj paradigme, të kërkojmë që politika të bëjë sehir e të mos iu përgjigjet sfidave qytetare e atdhetare, sa herë thërritet në apel e kur i duhet t’i përballojë këto sfida.

Politika është angazhim, është përgjegjës­i, por është edhe detyrim për të gjithë ata që i janë dedikuar asaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania