Panorama (Albania)

Banesat sociale me qira, sa do paguajnë përfituesi­t

“Qiraja vjetore, jo më e lartë se 3% e kostos së ndërtimit të apartament­it”

- BESARTA BASHA

Banorët që përfitojnë strehë sociale nga programet e pushtetit qendror a vendor, nuk do të paguajnë më shumë se 3 për qind të shumës që ka paguar qeveria ose bashkia për ta blerë a ndërtuar atë.

Ky është tavani që ka caktuar Këshilli i Ministrave në vendimin mbi mënyrën e llogaritje­s së qirasë së banesave sociale, që financohen nga buxheti i shtetit ose bashkitë. Ndonëse shuma varion bazuar në zonën a tipologjin­ë e ndërtimit, asnjëherë qiraja sociale nuk mund të jetë më e lartë se shuma e poshtëshën­uar. “Masa e qirasë, e shprehur në lek/ m2, llogaritet në varësi të kostos së ndërtimit ose të vlerës së blerjes së banesës në treg. Masa vjetore e qirasë nuk mund të jetë më e madhe se 3% e kostos së ndërtimit ose e vlerës së banesës së blerë në treg”. Bëhet fjalë për apartament­e me qira që ka çdo njësi e pushtetit vendor posaçërish­t për kategori familjesh që nuk do të përballoni­n dot qiranë në tregun e lirë; banesa që mund të jenë blerë për këtë qëllim apo objekte në pronësi shtetërore të dala jashtë funksionit dhe që transformo­hen në banesa të përdorshme për familjet në nevojë.

PËRLLOGARI­TJA Për fondin e apartament­eve gjendje, mënyra e llogaritje­s së qirasë është krejt e thjeshtë. Përllogari­tja vështirëso­het te banesat e reja që ndërtohen me qëllim strehimin e banorëve. Sipas qeverisë, në këtë rast duhen marrë në konsiderat­ë të gjitha shpenzimet që i janë dashur për të ndërtuar objektin, që nga lirimi i ambienteve, projekti teknik, mbikëqyrja e punimeve e deri te kolaudimi dhe tarifa e regjistrim­it të pronës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Nuk do të jenë pjesë e vlerës totale vetëm trualli ( kur është në pronësi të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore), rrjeti i ujësjellës kanalizime­ve, që po ashtu varet nga bashkitë dhe taksat e tarifat që do të shkonin po në xhepin e bashkisë. Sakaq, për objektet jashtë funksionit që përshtaten si banesa sociale, përllogari­tet kostoja e ndërhyrjes, vlera kapitale e objektit dhe çdo shpenzim tjetër që e bën apartament­in të banueshëm. Çështja thjeshtohe­t te banesat e blera në treg, ku masa e qirasë derivon në bazë të kostos së saj, taksat e tarifat e aplikueshm­e, kostoja për regjistrim­in e pronës dhe çdo shpenzim tjetër. Por, qeveria ka vendosur që me lëvizjen e çmimeve të tregut, të ndryshojë çdo vit edhe masën e qirasë. “Për çdo objekt të ri që ndërtohet, adaptohet ose blihet në treg, masa e qirasë llogaritet vetëm një herë dhe miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore. Ky nivel qiraje përdoret deri në fund të muajit janar të vitit pasardhës. Çdo vit, niveli i qirasë së miratuar nga këshilli i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore shumëzohet me indeksin e ndryshimit të çmimeve të konsumit dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore”, nënvizohet në vendim. Të ardhurat e mbledhura nga banesat sociale mblidhen në një fond të veçantë për llogari të bashkisë, e cila është përgjegjës­e për menaxhimin e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania