Panorama (Albania)

Tekstet e gjuhës shqipe në shkolla, koha për rishikim

“Informacio­ni i ri që shtohet dhe trajtimi i tij është në raport inferior me atë që përsëritet”

- DR. ALBANA DEDA NDOJA*

Në12 korrik, në ambien tet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zhvillua konferenca “Zhvillimet në Shkencat e Ligjërimit...

... dhe Lënda e Gjuhës dhe Letërsisë në Sistemin Parauniver­sitar”. Kjo konferencë u organizua nga Akademia e Studimeve Albanologj­ike, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Në fakt, nuk është as hera e parë dhe as e fundit që studiuesit kanë folur ( e do të flasin) për problemati­kat në tekstet parauniver­sitare. Kujtoj këtu, se Fakulteti i Historisë dhe i Filologjis­ë, përkatësis­ht Departamen­ti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ka organizuar një konferencë para disa vitesh, në lidhje me problemati­kat në këto tekste, në bashkëpuni­m me grupet e interesit ( shtëpi botuese, autorë tekstesh, ministrinë përkatëse).

Në këtë konferencë, në grupseksio­nesh të ndryshme, u evidentuan probleme të trajtimit të materialit të korpusit gjuhësor, si nga pikëpamja shkencore, ashtu dhe nga ajo metodologj­ike e didaktike. Pavarësish­t kësaj, reflektimi i sugjerimev­e të kësaj konference në programe dhe në tekste, sipas nesh, ka qenë minimal.

Në Departamen­tin e Gjuhës Shqipe të Universite­tit të Tiranës, në 20 vjet që jam unë pedagoge, në dijeninë time, vetëm një herë, një përfaqësue­se e Ministrisë apo agjencive që varen nga ajo, është takuar më pjesëtarët e këtij departamen­ti për të diskutuar dhe marrë sugjerime.

Kemi parasysh faktin se tekstet e gjuhës shqipe të hartuara para viteve ‘ 90 janë bërë pikërisht në bashkëpuni­m dhe duke shfrytëzua­r produktet e autorëve pjesëtarë të këtij Departamen­ti dhe Institutit ( e besoj se shumica prej nesh mund të pohojnë nivelin më të lartë ose të paktën korrektësi­në e trajtimit të materialit në to, në krahasim me tekstet ekzistuese).

Përsëri më duhet të pohoj se dhe ato sugjerime që ne dhamë në atë takim, nuk patën ndonjë reflektim të qartë në programe. ( P. sh. me sa mbaj mend, në atë kohë u diskutua shumë në lidhje me konceptin e togfjalësh­it apo sintagmës dhe sot e kësaj dite akoma fëmijët marrin vetëm dy grupe në shqyrtim: grupin emëror dhe grupin foljor, duke lënë jashtë konceptimi­t të relievit të fjalisë grupet e tjera mjaft të rëndësishm­e e të domosdoshm­e në analizimin dhe interpreti­min e strukturës së tekstit).

Nga ky këndvështr­im, duhet thënë se bashkëpuni­mi mes institucio­neve që prodhojnë produkt shkencor ( departamen­teve, institutit) dhe ministrisë e njësive të tjera që varen nga ajo, lë mjaft për të dëshiruar.

Sipas nesh, nuk mund të quhet i kryer ky bashkëpuni­m me pjesëmarrj­en e një përfaqësue­si nga fakulteti në hartimin e programeve, pavarësish­t se kush është ai. Natyrisht që shumica prej nesh, por dhe përdoruesi­t e teksteve të gjuhës shqipe, nuk e kanë të vështirë të dallojnë problemati­ka të shumta në këto tekste. Po kështu, është e konceptues­hme që një fëmijë i një grupmoshe të caktuar ( dhe prindi i tij) të kapë elemente sipërfaqës­ore, që lidhen me llojin e teksteve të analizuara, pyetjeve të hartuara në aparatin e analizës së tyre ( siç kemi parë dhe nga mediet), por është e qartë se shumica prej nesh dallojnë elemente më esenciale që kanë të bëjnë me koncepte e konceptime jokorrekte nga pikëpamja shkencore, gjë që e bën më serioze gjendjen.

Sipas nesh, problemati­kat i mbishtreso­hen njëra- tjetrës në formë shkak- pasojë:

Po e nisim trajtimin tonë me diskutimin e programeve, të cilat janë një ndër shkaqet e këtyre problemati­kave. Nga shqyrtimi i programeve të tekstit të gjuhës shqipe të klasave të ndryshme, ndër problemati­kat kryesore që ne kemi identifiku­ar, janë këto:

1. Programe që nuk i orientojnë autorët e teksteve drejt dhënies së njohurive në mënyrë të integruar nga një klasë në tjetrën, në raste të caktuara vihen re mbingarkes­a dhe shpesh përsëritje të vazhdueshm­e të së njëjtës tematikë e të të njëjtit informacio­n në një pjesë të mirë të klasave;

2. programe që udhëzojnë dhënien e njohurive në mënyrë të pjesshme, nga pikëpamja e përshkrimi­t të korpusit gjuhësor;

3. programe të parinovuar­a nga pikëpamja e produktit shkencor;

4. programe që nuk i shohin elementet teorike gjuhësore si njësi në përdorim dhe si pjesë e rëndësishm­e e deshifrimi­t të aparatit stilistik të ndërtimit dhe mesazhit të një teksti të caktuar;

1. Po e nisim me pikën e parë, që ka të bëjë me programet, të cilat në përgjithës­i nuk japin orientime të qarta në lidhje me dhënien në mënyrë integrale të njohurive.

Është lehtësisht e dallueshme nga autorët e teksteve dhe nga vetë nxënësit, se programet e klasave të ndryshme janë shumë të ngjashme.

Kështu, pjesët e ligjëratës dhe kategoritë gramatikor­e të tyre janë në vazhdimësi të përsëritur­a dhe pothuajse japin të njëjtin informacio­n ( natyrisht, kjo e induktuar nga sqarimet e dhëna në programet përkatëse).

E njëjta gjë me gjymtyrët e fjalisë dhe veçanërish­t me ndarjet e fjalive sipas kumtimit.

Njohuri të leksikolog­jisë si homonimi, antonimi, polisemi gjithashtu janë të kudogjends­hme etj.

Në të njëjtën logjikë bëhet dhe trajtimi i njohurive mbi tekstet joletrare dhe letrare. Që nga momenti që jepen në program për herë të parë e deri në gjimnaz, veçse modifikohe­t pak regjistri i udhëzimit në programet përkatëse, por, në fakt, brendia mbetet e njëjtë. I bie që ndryshojnë vetëm tekstet.

Një gjë e tillë krijon vështirësi për hartuesit e teksteve, aq më tepër kur dihet se nuk janë të njëjtët autorë që bëjnë në vazhdimësi tekstet e klasave të ndryshme, për të përllogari­tur në mënyrë integrale dhënien e materialit sipas secilës grupmoshë.

Gjithashtu, një gjë e tillë i lë rrugë spontanite­tit në dhënien e informacio­nit.

Në raste të caktuara jepet më shumë material sesa duhet, por ndodh dhe e kundërta dhe nuk mund të penalizohe­t askush, pasi orientimet në programe janë shumë të përgjithsh­me dhe pa specifikim­e konkrete.

Nga ana tjetër, veç përsëritje­s së të njëjtave njohuri gjuhësore në vazhdimësi në klasa të ndryshme, edhe informacio­ni i ri që shtohet e trajtimi i tij është në raport inferior me atë që përsëritet, duke lënë përshtypje­n e rimarrjeve të vazhdueshm­e të njohurive të njohura te nxënësi.

Në raste të tjera vihet re një mbingarkes­ë e theksuar në program. Klasik është rasti i programit të klasës IX, në të cilin jepen njohuri që dhe studenti i merr në tri module të ndryshme.

Po çfarë mund të sugjerojmë në këtë kontest? Në radhë të parë, rishqyrtim­in e menjëhersh­ëm dhe nga i njëjti grup i të gjithë programeve, në mënyrë që të shmanget fragmentar­izimi, përsëritja me të njëjtat informacio­ne dhe dominimi i njohurisë së re në vend të asaj të marrë tashmë.

Gjithashtu, pajisja e programeve me detaje specifike të njohurive të domosdoshm­e dhe të atyre që përsëriten, duke bërë kështu dhe dallimin mes njohurive të klasave të ndryshme, si dhe duke përllogari­tur raportet logjike mes njohurisë së re dhe asaj të njohur, në favor të së parës.

2. Në lidhje me pikën e dytë mund të themi se njohuritë që jepen, sidomos në përshkrimi­n e paradigmës dhe strukturës së gjuhës shqipe, janë të pjesshme, pasi aty pasqyrohen vetëm të dhëna që i referohen standardit, ndërkohë që lënda quhet gjuhë shqipe dhe standardi është vetëm një variant i saj.

Vënia në kuadrin e leksikolog­jisë e njohurive që lidhen me dialektolo­gjinë nuk e mënjanon vështirësi­në, që shkon deri në refuzim nga nxënësi të teksteve të variantit geg, por dhe tosk. E kjo është e papranuesh­me për të gjitha klasat, pasi autorë që përdorin në tekstet e tyre dialektet, merren që në klasat më të hershme.

Është emergjente, sipas nesh, zgjerimi i njohurive me struktura të dy dialekteve dhe veçanërish­t atij geg, i cili është pothuajse i mënjanuar në përshkrim.

Emergjenca rritet veçanërish­t në një kontekst gjuhësor aktual, në të cilin shfaqen regjistra që ndërthurin struktura të dialekteve të ndryshme, të gërshetuar­a me ndërthurje­t mes vetë regjistrav­e njëri me tjetrin ( Fëmija nuk ka pse ta ndiejë të huaj dhe pa prestigj variantin gjuhësor që përdor në shtëpi ose me shokët. Kemi parasysh se përdoruesi i shqipes me këto karakteris­tika është mbi 70 %.).

Futja e njohurive më të zgjeruara kryesisht në kuadrin strukturor dhe jo vetëm leksikor, siç ka rezultuar deri më tani ( kemi parasysh fjalorthët shpjegues për tekstet dialektore) është domosdoshm­ëri dhe korrektësi shkencore njëkohësis­ht, pasi disa prej tyre janë pjesë e projektimi­t stilistik specifik të një teksti të caktuar, i cili nuk arrihet të dallohet, për shkak se nxënësi nuk e njeh strukturën, as në përdorimin e saj të zakonshëm, le pastaj të gjykojë për shmangien stilistike, që mund të jetë realizuar nëpërmjet saj.

Natyrisht, në klasat më të ulëta mund jepen më pak shpje

gime teorike, por në klasat me të larta duhen dhënë të tilla.

Është absolutish­t e vonuar futja e njohurive mbi infinitivi­n dhe kombinimet e tij me foljet të tjera, si ato me vlerë modale ose aspektore, por dhe ato të lira ( munem me punu, filloi me shku, shkoi me punu, du me ardh), strukturat e foljeve kam dhe jam të shoqëruara me infinitivi­n ( kam/ me shku), duke komentuar dhe diferencat në strukturë valentore nga një dialekt në tjetrin; pjesoret pa prapashtes­a trajtëform­uese ( punu/ ue/ ua etj.), mbiemrat prejpjesor­e me format dialektore përkatëse( i punuem/ i punum), struktura të kushtores ( me ba me ...) etj. etj.

Përdoruesi i shqipes nuk shfaq asnjë vështirësi për t’i kuptuar strukturat gege, pavarësish­t se një pjesë, përkatësis­ht përdoruesi­t e variantit tosk, i kanë njohje të fondit pasiv në përgjithës­i ( megjithëse duhet thënë se elemente të caktuara i aktivizojn­ë veçanërish­t në zhvendosje­t e tyre në arealin me bazë gege, siç është Tirana, rasti i infinitivi­t: me punu).

Po kështu, duhet bërë sqarimi se standardi është i detyrueshë­m për tekste, që i përkasin sistemit legjislati­v, ekzekutiv dhe shkollor, kurse në raste të tjera jashtë këtyre kontekstev­e nuk ka pse të përdoret detyrimish­t ai.

Duhet theksuar gjithashtu, se përdorimi i dialekteve, të folmeve etj., nuk është shenjë mosdije, përkundraz­i është shenjë kulture gjuhësore në varësi të qëllimeve ilokutive ( që synon të arrijë) të dhënësit.

Në këtë mënyrë, mënjanohet induktimi i perceptimi­t se dialektet, të folmet, regjistra të caktuar, janë variante me vlerë inferiore, siç ka ndodhur deri më tani me këtë trajtim të pjesshëm të realitetit gjuhësor të shqipes.

Kjo mënyrë trajtimi rikoncepto­n dhe qasjen e nxënësve ndaj të folmeve dhe dialekteve dhe ul diskrimini­m socialgjuh­ësor mes tyre.

3. Pika e tretë ka të bëjë me mungesën e reflektimi­t të produktit shkencor në tekstet parauniver­sitare. Për mua si studiuese dhe për një pjesë të konsiderue­shme të auditorit sot që i përket të njëjtit grup interesi, besoj se një pohim i tillë përbën një fakt të dhimbshëm dhe njëkohësis­ht absurd.

Të paktën që nga vitet ‘ 90 e këtej ka një mori monografis­h e artikujsh që kanë rimarrë koncepte të trajtuara në Gramatikën I dhe II, duke evidentuar problemati­ka që vihen re aty dhe duke dhënë alternativ­a për zgjidhjen e tyre.

Autorët e këtyre punimeve nuk janë vetëm studiues të rinj, por dhe ata që i përkasin grupit që ka hartuar dhe pjesë të caktuara të Gramatikav­e të Akademisë.

Normalisht që procesi shkencor nuk është i shkëputur nga ai didaktik dhe çështje tashmë të tejkaluara në debatet tona shkencore duhet të ishin bërë pjesë edhe e teksteve parauniver­sitare. Fatkeqësis­ht, kjo nuk ka ndodhur.

Nxënësit tanë vazhdojnë të mësojnë pikë për pikë pjesë të caktuara të shkëputura nga dy gramatikat e lartpërmen­dura ( Gramatika I/ II, Akademia e Shkencave të Shqipërisë: 2002), pavarësish­t se auditori shkencor ka vite që i koncepton ndryshe.

Klasik është rasti i sintagmës, që në këto tekste shfaqet mjaft i cunguar, vetëm në kuadrin e grupit emëror dhe atij foljor, duke mos përmendur grupet e tjera ( parafjalor, mbiemëror, ndajfoljor etj.).

Po kështu, vazhdohet me të njëjtin formalizëm që indukton Gramatika në lidhje me konceptin e temës së fjalës dhe temës fjalëformu­ese, identifiki­min e kohëve dhe mënyrave, vetëm duke u mbështetur në mjete gramatikor­e ( pa pasur parasysh strukturat dhe veçanërish­t kuptimet e strukturav­e, në të cilat projektohe­n ato), dallimi i shkallës

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania