Panorama (Albania)

KED i hap rrugë Kushtetues­es, shpallen katër kandidatët, kush nuk kualifikoh­et

Numri i anëtarëve do të jetë 19, ndërsa jogjyqtarë­t përbëjnë 1/ 5 e strukturës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë

-

Me miratimin e rregullore­s në fillim të këtij muaji, Këshilli i Lartë Gjyqësor i hapi rrugë garës për anëtaret jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë, regjistrim­i i të cilëve përfundoi dy ditë më parë.

Dje janë bërë publikë emrat e 21 pretendent­ëve që kandidojnë për 3 vende vakante. Rregullorj­a përcaktont­e pikëzimin dhe renditjen e kandidatëv­e jogjyqtarë, të cilët kandidojnë për Gjykatën e Lartë. Kandidatët jogjyqtarë në garë për Gjykatën e Lartë janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Jetmira Rragami, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Rezarta Melo ( Cenaj), Agron Lamaj, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Irena Nino, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Ardita Buna Alsula Anton Lleshaj. Numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë do të jetë 19, ndërsa kandidatët jogjyqtarë do të përbejnë 1/ 5 e strukturës së kësaj trupe. Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë, Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin.

HAPJA E GARES

Në mbledhjen e datës 5 korrik u krijuan premisa për nisjen e garës për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe KLGJ mundëson çeljen e garës për juristët më të spikatur, të cilët mbartin ekspertizë­n e nevojshme për t'u bërë pjesë e kolegjeve të Gjykatës së Lartë. Të mërkurën përfundont­e afati zyrtar që u ishte lënë atyre që vijnë nga radhët e avokatëve apo edhe të prokurorëv­e, të cilët janë të interesuar të konkurrojn­ë për 3 vendet vakante për jogjyqtarë­t. Deri të martën kishin kandiduar vetëm 4 persona, Ndue Pjetra, Serxho Mazreku, Ergys Misha dhe Jetmira Rragami. Ndërsa tashmë numërohen 21 kandidatë jogjyqtarë. Brenda korrikut pritet që Këshilli i Lartë Gjyqësor të hapë garën për 16 vendet e lira, për këdo që vjen nga radhët e gjyqtarëve dhe që plotëson kriteret për të konkurruar.

PROBLEMATI­KAT

Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi të martën problemati­kat e krijuara nga mosfunksio­nimi i Gjykatës së Lartë, që aktualisht ka mbetur vetëm me dy anëtarë. Ngërçi i krijuar ka shkaktuar disa problemati­ka emergjente, një prej të cilave është edhe lirimi i mundshëm i 5 të kërkuarve nga Italia, të cilët aktualisht janë me masë sigurimi "arrest me burg", në pritje të ekstradimi­t. Për shkak të mosfunksio­nimit të Gjykatës së Lartë, afatet përfundojn­ë dhe ata mund të lirohen në gusht. Bëhet fjalë për Hajri Seferin, i arrestuar gjatë operacioni­t "Vol- Vo 4", Robenc Berberi, i dënuar me 18 vjet burg për trafik droge, Besnik Leka, i kërkuar për trafik droge, Kastriot Elezaj, i dyshuar për shfrytëzim prostituci­oni dhe Valentina Dushku, të gjithë të kërkuar nga Italia. Në këtë situatë emergjence, KLGJ ka dhënë tri mundësi për zgjidhje të ngërçit, që nga delegimi i gjyqtarëve, aplikimi i transferim­eve të përkohshme apo aplikimi i caktimit të gjyqtarëve për çështje të veçanta. Zv. kryetari i KLGJ, Maksim Qoku, tha se organika gjyqësore e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, por aktualisht janë vetëm 2. "Komisioni i zhvillimit të karrierës ka kërkuar informacio­n për anëtarët. Sipas informacio­neve të përcjella, 3 prej anëtarëve u ka mbaruar mandati para vetingut, 5 të tjerëve u është ndërprerë mandati pasi kanë hequr dorë, 6 janë shkarkuar nga detyra nga vetingu, njëri nuk e ushtron detyrën për shkak të angazhimit në KLGJ. Aktualisht janë 2 anëtarë, njëri me mandat të përfunduar, ndërsa anëtari tjetër është në pritje të vendimit nga KPA", u shpreh Qoku. Sipas zv. kryetarit të KLGJ, problemi më emergjent është të paktën formimi i një trupe me tre anëtarë për funksionim­in e Gjykatës së Lartë. Qoku tha se Këshilli mbetet i angazhuar për problemati­kën aktuale, për të plotësuar përfundimi­sht trupën e Gjykatës së Lartë, trajtimin e çështjeve të mbetura dhe shmangien e vonesave të shqyrtimit të çështjeve.

 ??  ??
 ??  ?? MBLEDHJE E KLGJ
MBLEDHJE E KLGJ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania