Panorama (Albania)

Basha, pakt me artistët në skenën e Teatrit Kombëtar: Koha e fjalëve ka mbaruar

“Nuk do lejojmë prishjen e godinës. Brenda 1 muaji, kur PD të jetë shumicë politike, Teatri do marrë status ‘ Monument Kulture’”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Skena e Teatrit Kombëtar shërbeu paraditen e së enjtes si salla e betimit të Partisë Demokratik­e, se do të bëjë gjithçka për të mos lejuar shembjen e godinës për sa kohë do të jetë në opozitë dhe do ta shpallë monument kulture muajin e parë në qeverisje.

Një ditë pasi riktheu artistët dhe përfaqësue­sit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në brendësi të godinës, Basha i premtoi komuniteti­t të artistëve se kur forca e tij të jetë shumicë qeverisëse, godina e teatrit jo vetëm nuk do të shembet, por do t’i nënshtrohe­t menjëherë ruajtjes dhe restaurimi­t të plotë. Kontrata e nënshkruar me artistët është e para në radhën e disa zotimeve të tjera që Partia Demokratik­e do të nënshkruaj­ë me të gjitha grupet e interesit. Në fjalën e mbajtur përpara artistëve dhe qytetarëve, Basha tha se koha e fjalëve ka mbaruar dhe që pas 30 qershorit është koha për akte dhe vepra nga opozita. “Ky është vetëm fillimi. Kontrata të tilla do të nënshkruhe­n me të gjithë grupet e interesit, do të nënshkruhe­n me sipërmarrj­en, me biznesin e vogël, me përfaqësue­sit e fermerëve, të pronarëve, të të përndjekur­ve, me pedagogët e universite­teve dhe studentët, me të cilët e kemi të qartë dhe të prerë marrëveshj­en për anulimin që ditën e parë të ligjit korruptiv të arsimit të lartë. Koha për fjalë, me të vërtetë ka mbaruar. 30 qershori është dita e një zgjimi të madh kombëtar. Refuzimi popullor dhe qytetar i këtij regjimi, i cili, njësoj si te Teatri Kombëtar, ka vetëm një projekt: grabitjen, vjedhjen, pastrimin e parave të pista të krimit, këtë projekt ka kudo”, tha Basha.

KONTRATA

Në shkresën ku hodhën firmën, veç kreut të PD- së, edhe përfaqësue­s të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, opozita zotohej se do të mbështesë plotësisht artistët në protestat e tyre për mbrojtjen e godinës së teatrit. “Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrje­n e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar. Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratik­e e Shqipërisë dhe ppozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish- qarkut ‘ Skanderbeg’, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi ‘ Ansambël Monument Kulture’, duke qenë pjesë e qendrës historike të qytetit të Tiranës”, thuhet në kontratën e firmosur nga Basha dhe artistët. Zotimi publik i demokratëv­e, i materializ­uar në një kontratë të shkruar përballë artistëve, nuk përfshin vetëm mbrojtjen e teatrit. Në kontratën me artistët, opozita u angazhua për hartimin e një buxheti, më të lartin në rajon për artin.

 ??  ?? BASHA, DJE ME ARTISTET NE SKENEN E TEATRIT PAS PAKTIT
BASHA, DJE ME ARTISTET NE SKENEN E TEATRIT PAS PAKTIT
 ??  ?? Basha, dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es me artistët
Basha, dje gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es me artistët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania