Panorama (Albania)

KONTRATA E PD- SË ME ARTISTËT PËR TEATRIN

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpreh vendosmëri­në për të vijuar pa ndërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionoj­në aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimen­tal.

Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrje­n e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar.

Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratik­e e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish- qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e qendrës historike të qytetit të Tiranës.

Në momentin kur PD dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish- qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohe­n ruajtjes dhe restaurimi­t të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrj­e të tillë përvojën dhe ekspertizë­n e arkitektëv­e dhe ekspertëve të monumentev­e të kulturës më të mirë në vend.

Brenda 1 muaji nga momenti kur PD do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të shfuqizojë me përparësi si antikushte­tues ligjin nr. 37/ 2018 “Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”

Në momentin kur PD do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjës­isë penale dhe administra­tive të të gjithë vendimmarr­ësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirje­n në aferën e grabitjes të Teatrit Kombëtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania