Panorama (Albania)

Artistët: Është taktike, ata nuk janë tërhequr

Teatri vijon të ruhet 24 orë, artistët ndërrojnë turnet

-

Dy nga blutë e përplasjes së mërkurës kalojnë gati pa e kthyer kokën nga godina, si të mos kishte ndodhur asgjë. Janë të njëjtët që dje zbatuan urdhrin për zmbrapsjen e artistëve. Ka një zhurmë të mistershme në këtë qetësi, pas stuhisë. Ndërsa në agoren e Teatrit me t'u zbardhur qytetarët shtohen, një prej tyre që e ka gdhirë pranë godinës, përfiton të dremisë. Shumica nuk e njohin, po thonë se dje e kanë parë teksa shpërndant­e ujë e ushqim. Tërheqja e papritur e Policisë një natë më parë i ka bërë artistët e qytetarët të jenë edhe më vigjilentë. "Është taktike. Para miqve të huaj ne sillemi mirë. Zgjedhjet problemati­ke s'duan halle të tjera", thonë anëtarë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, ndërsa flasin për vizitën e Greminger, sekretarit të përgjithsh­ëm të OSBE- së, të cilin e kanë kontaktuar përmes Borchardt për kauzën e tyre. Gjatë kësaj kohe, regjisori dhe drejtori i Eksperimen­talit, Kiço Londo, afrohet në agore e përshëndet i shqetësuar. Për disa çaste ndal para pishinës, ku dje gati s'ndodhi gjëma. "E pashë skenën, ishte një tmerr", pohon ai. Qytetarët përqafojnë Budinën në shenjë solidarite­ti për dhunën e deleguar të pushtetarë­ve dhe qëndresën e tij. "Këtij vendi i duhen më shumë njerëz si ti", thonë. Dera anësore e teatrit, prej nga një ditë më parë u desh që njerëzit të kacavirres­hin, është krejtësish­t e hapur. Gati- gati të krijohet iluzioni se para Teatrove u dorëzuan. Mbishkrimi "Monument historik, ruhet nga populli" është spostuar në hyrje, midis dy godinave. Në pritje të Lulzim Bashës për të firmosur kontratën, ku ndër të tjera qytetarët dhe artistët e angazhuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Partia Demokratik­e do zotohen publikisht në mbrojtje të godinës me çdo kusht. Me një këmbëngulj­e si kjo, duket se rekuizita e godinës historike do ta ketë të vështirë të spostohet në objektin periferik, ku Hervin Çuli zhvillon aktiviteti­n prej më shumë se një viti. Propaganda e riaktivizu­ar pro shembjes së Teatrit nga vetë Kryeminist­ri Edi Rama, i bën qytetarët edhe më të vetëdijshë­m se tërheqja e së mërkurës në mbrëmje ishte e përkohshme. "Herës tjetër sulmi i tyre do jetë më i fortë", thotë një prej qytetarëve, a thua se ishte duke folur për rrethimet e Shkodrës, afro 5 shekuj e gjysmë më parë. Situata është tjetërsoj, në valle janë vetëm shqiptarë.

 ??  ?? Qytetar që ka ndenjur gjatë turnit të natës
Qytetar që ka ndenjur gjatë turnit të natës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania