Panorama (Albania)

Rama publikon deklaratën për teatër të ri, Bulku: Jo duke shkulur të vjetrin

Unë jam për një teatër të ri dhe u qëndroj deklaratav­e të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi!

- TIRANE Edi Rama Rajmonda Bulku

Për Edi Ramën, fjala e artistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar vlen të evidentohe­t në rastet kur janë pro shembjes.

Ndërsa Kryeminist­ri "i të gjithëve" veçon protestues­it si një minorancë të zhurmshme dhe të verbër teatralo- politike, që nuk përfaqëson opinionin e shumicës për çështjen e Teatrit, ai provokon përmes një deklarate të hershme të Monda Bulkut. Edhe pse aktorja ka qenë disa herë e pranishme gjatë protestave në agoren e Teatrit, Rama zgjedh të publikojë në rrjetet sociale një deklaratë të vjetër të sajën. Në të, Bulku flet për kushtet e vështira, në të cilën punohet në Teatrin Kombëtar dhe nevojën për teatër të ri. "Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç'më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s'kam ndonjë gjë, unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di sesi punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që pa dyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë", është shprehur aktorja. Menjëherë pas përhapjes së lajmit, aktorja, e cila gjendet jashtë shtetit, ka reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar pozicionin e saj pro ruajtjes së godinës së vjetër.

"Unë jam për një teatër të ri dhe u qëndroj deklaratav­e të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi!", shkruan Bulku, duke i kërkuar Kryeminist­rit të ruajë trashëgimi­në.

"Respekto traditën! Ruaje historinë! Ndërto teatër të ri, por jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe më vjen keq që mungoj mes kolegesh në teatër. Në krahët e mi mbaj mbesën time që më mrekullon dhe dëshiroj që të bëhet aktore teatri".

Ndërsa Basha firmosi marrëveshj­en me qytetarë e artistë, ku ndër të tjera zotohet se do të mbrojë me çdo kusht Teatrin, Rama vijon të publikojë në rrjetet sociale artistë ish- eksponentë të PDsë, që janë shprehur pro shembjes së godinës.

REGJISORI LEKA BUNGO: NUK JAM PËR PRISHJEN E TEATRIT Pasi Bulku u shpreh qartazi se është për një teatër të ri, jo në kurriz të godinës aktuale, Kryeminist­ri i jep vëmendje mendimit të regjisorit Leka Bungo. Duke theksuar se "njësoj si Raimonda Bulku e shumë të tjerë, jo vetëm s'ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, po përkundraz­i". Bungo, i ftuar në një emision televiziv, kur është pyetur nëse është pro apo kundër shembjes së teatrit, është përgjigjur se: "Nuk jam për prishjen e Teatrit, por ndërtimin e Teatrit. Duhet teatër i ri pa diskutim, është mëkat, gjynah, i vonuar. Duhet të ishte bërë me vite përpara. Ky që është nuk ka vlerë, nuk ke për çfarë ta mbash. Ky nuk ka vlerë unike si teatër, ai nuk është bërë për teatër, kurrë, asnjëherë. Kjo ide është politizuar, është krijuar një përçarje mes artistëve. Ne si shqiptarë kemi vështirësi të pranojmë mendimin kundër", ka deklaruar Bungo, ndërkohë që njësoj si Kryeminist­ri, ai, gjatë emisionit, nënvizon faktin se "shumica nuk janë atje", në mbrojtje të Teatrit.

Mes të tjerash, Rama nuk harron të ndajë në rrjetet sociale as takimin me sekretari e përgjithsh­ëm të OSBE- së, Thomas Greminger, i cili, në përgjigje të letrës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, shkruan se "Qeveria duhet të ndalë të gjitha hapat e saj për aq kohë sa Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e kur kjo çështje e Teatrit Kombëtar mund të gjykohet".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania