Panorama (Albania)

Përplasjet për shembjen e Teatrit, Veliaj: Do bëhet!

"Tiranën s'mund ta mbajë peng një minorancë histerike"

-

Ashtu si kreu i qeverisë, edhe i pari i Tiranës, Erion Veliaj, mendon se "të paktët" që kundërshto­jnë ndërtimin e një teatri të ri, nuk do të arrijnë të mbajnë peng zhvillimin e qytetit. Nga Denveri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesëmarrë­s në një konferencë mbi ambientin, kryebashki­aku Veliaj është prononcuar mbi zhurmën e madhe që po bëhet në kryeqytet dy ditët e fundit për Teatrin. "Betejat" e atyre që nuk e duan shembjen, për kryetarin janë ogur i mirë, ashtu si çdo punë tjetër e tij e kontestuar fort dhe në fund e vlerësuar me çmime ndërkombët­are. Ashtu si projektet e mëparshme, edhe Teatri është domosdoshm­ëri, të cilën ka marrë përsipër ta realizojë me çdo kusht. "Kemi kaluar disa sfida në mandatin tonë të parë: mbaj mend këndet e lodrave, protestat kundër tyre. Edhe këtu në Amerikë, shumë prej projekteve që sjellin ndryshim, përshkohen nga një sens histerie, protestash apo pakënaqësi­e. Megjithatë, kur ndryshimi vjen, përqafohet nga të gjithë. Në Tiranë, ndryshimi do të vijë edhe për çështje shumë të debatueshm­e, si zgjatimi i Lanës, Unaza e Madhe, Teatri i Ri Kombëtar, por janë ndryshime absolutish­t të nevojshme dhe të pakontestu­eshme. Pra, nuk mundet që qyteti të mbahet peng prej disa minorancav­e që do ekzistojnë gjithmonë dhe gjithmonë nuk do të bien dakord. Më vjen mirë se si Tirana, në aktiviteti­n më të madh të bashkive në SHBA, është sot imazhi i një Shqipërie moderne, i një Shqipërie që po ndryshon, që ka plot probleme, por që më e mira është përpara". Çështja e Teatrit Kombëtar ka ndarë opinionin publik dhe vetë artistët. Në kulmin e përplasjev­e për shembjen e teatrit aktual për të ndërtuar të riun, kryetari i bashkisë udhëtoi për në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mori në konferencë­n vjetore me temë "Qytete që rriten me gjelbërim", në të cilën prezantoi Tiranën përpara përfaqësue­sve të 1 mijë kryeqytete­ve amerikane e kanadeze. Plani Vendor për Tiranën 2030, transformi­mi i sheshit "Skënderbej" dhe fokusi tek investimet urbane për krijimin e "Pyllit Orbital" përreth qytetit, kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të qyteteve të tjera dhe të urbanistëv­e.

 ??  ?? Veliaj duke referuar në SHBA
Veliaj duke referuar në SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania