Panorama (Albania)

KED u hap rrugë kandidatëv­e për në Kushtetues­e e ILD

Shpallen 4 kandidatë për Gjykatën Kushtetues­e, ndalohet kandidimi për 5 kandidatë të tjerë

-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi dje mbledhjen për verifikimi­n e kandidatëv­e për vendet vakante për në Gjykatën Kushtetues­e dhe Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë.

KED ka shpallur katër kandidatë për në Gjykatën Kushtetues­e dhe një kandidat për Inspektora­tin e Lartë të Drejtësisë. Sipas njoftimit për shtyp, pas shqyrtimit të dokumentac­ionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi lejimin për kandidimin për në Gjykatën Kushtetues­e të Arta Vorpsit, Besnik Muçit, Fiona Papajorgji­t dhe Regleta Panajotit. Ndërsa iu ndalua kandidimi për në këtë Gjykatë 5 të tjerëve, Anila Gurit, Dedë Kasnecit, Ilir Mustafaj, pasi nuk kaloi vetingun, Mimoza Qinamit dhe Vladimir Gërmenjit. Për postin e Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë u miratua lejimi i kandidimit të Artur Malajt, ndërsa u refuzua Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami, që ishte kandidate edhe për në Gjykatën Kushtetues­e. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sqaroi se vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Kuvendi më 28.08.2018, të kandidatëv­e Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, janë shtyrë për mbledhjen e radhës së KED.

MBLEDHJA Këshilli i Emërimeve në Drejtësi theksoni se vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronik­e të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Tashmë, emrat e kandidatëv­e në fillim të gushtit pritet t'i drejtohen Kuvendit dhe Presidenti­t. Në mbledhjen e radhës, KED shqyrtoi rastet për gjetjet e deritanish­me, në procedurën e verifikimi­t të një pjese të kandidatëv­e për vendet vakante për Gjykatën Kushtetues­e dhe Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu, u diskutua caktimi i ekspertit auditues ligjor të licencuar për dhënien e mendimit teknik lidhur me analizën financiare të nevojshme për disa aspekte të verifikimi­t të pasurisë së një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëv­e për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e dhe për Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurav­e të verifikimi­t rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardev­e tashmë të njohura e të aplikuara, që kërkohen për përzgjedhj­en, qenien dhe konfirmimi­n në detyrën e magjistrat­it apo anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e.

VERIFIKIME­T Në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimi­t të kandidatëv­e të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen: Në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga më shumë se 45 institucio­ne publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqërore etj., në përgjigje të kërkesave për informacio­n të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit; Në lidhje me figurën dhe integritet­in, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucio­net publike si Prokuroria e Përgjithsh­me, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucio­net e shërbimeve informativ­e, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit; Në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentac­ionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucio­ne publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacio­n të Këshillit lidhur me karrierën, performacë­n e kandidatëv­e dhe përmbushje­n e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëv­e në ushtrimin e detyrave dhe funksionev­e, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit. KED vendosi për kandidatët, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimi­n e kandidatur­ave dhe dokumentac­ionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësue­sit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimi­n e kandidatur­ave.

 ??  ?? Mbledhje e KED
Mbledhje e KED

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania