Panorama (Albania)

Kandidati për SPAK para KPK, del me deklarim të saktë të pasurisë

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi dje seancën dëgjimore me prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho, i cili njëkohësis­ht është dhe një nga kandidatët për Prokurorin­ë Speciale Antikorrup­sion. Trupa që bëri vetingun e Brahos përbëhej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktar­i dhe Roland Ilia. Sipas raportit të ILDKPI- së, prokurori Braho ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka fshehje të ardhurash apo deklarim të rreme. Prokurori që po i nënshtrohe­t vetingut, ka një apartament 66.8 m2 blerë 29 mijë euro në vitin 2008 dhe burimi i të ardhurave për blerjen e tij është një hua nga babai dhe një kredi. Gjithashtu, ai disponon një automjet në vlerën 400 mijë lekë. Në lidhje me vlerësimin e figurës, DSIK konstaton përshtatsh­mërinë për vijimin e detyrës për prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho. Gjatë seancës u theksua se për Brahon nuk ka asnjë masë disiplinor­e gjatë ushtrimit të detyrës dhe asnjë problemati­ke në çështjet e zgjedhura me short. Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistrat­urës në vitet 2005- 2008 dhe më pas është emëruar prokuror në Berat. Në vitin 2012, Braho u transferua në Prokurorin­ë e Vlorës ku mbajti edhe postin e zv. drejtuesit, ndërsa në vitin 2015 u emërua në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Braho gjithashtu është i angazhuar edhe në mësimdhëni­e, por edhe si ekspert në Shkollën e Magjistrat­urës. Ai u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë mes kandidatëv­e për SPAK, por për t'u emëruar nevojitet vendimi i formës së prerë nga institucio­net e vetingut. Procesi i vetingut është hapi i fundit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho, në mënyrë që të sigurojë një vend në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK. Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësim­it për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesiona­le.

 ??  ?? Klodian Braho në KPK
Klodian Braho në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania