Panorama (Albania)

Refuzonin kontrollet, në hetim tre inspektorë­t e Bashkisë Bulqizë

-

BULQIZE - Tre punonjës në Bashkinë e Bulqizës janë proceduar penalisht me akuzën e shpërdorim­it të detyrës. Mësohet se është proceduar penalisht B. Ç., 25 vjeç, kryeinspek­tor i Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, dhe dy inspektorë­t A. T., 42 vjeç, dhe E. A., 24 vjeç. Të tre këta punonjës të bashkisë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundërligj­shme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpuni­m. “Nga Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalit­etit, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Bulqizës për subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike. Si rezultat, u proceduan penalisht tre inspektorë të Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Bulqizë. B. Ç., 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë kryeinspek­tor i IMT, Bashkia Bulqizë; A. T., 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë inspektor në IMT, Bashkia Bulqizë; E. A., 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë inspektor në IMT, Bashkia Bulqizë. Këta shtetas, në neglizhenc­ë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë, nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundërligj­shme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të Bashkisë Bulqizë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale ‘ Shpërdorim detyre’ kryer në bashkëpuni­m”, bëhet e ditur nga Policia. Ndërkohë, po në kuadër të këtij operacioni kundër informalit­etit, janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë në Mat për prerje të paligjshme të pyjeve, ku dhe janë sekuestrua­r 18 metra kub dru. Janë proceduar S. V., 48 vjeç, banues në Dibër ( pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh); B. L., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe M. D., 60 vjeç, banues në Tiranë. 48vjeçari po drejtonte një kamion të ngarkuar me 8 metra kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte doku- mentacion për transport të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se S. L. ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin me pronar S. V., i cili do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Për të njëjtën vepër penale është proceduar edhe M. D..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania