Panorama (Albania)

Vrau tregtarin e u lirua nga burgu, kapet 46- vjeçari

Pas 4 muajsh burg, doli me raport të rremë të Mjekësisë Ligjore

- DURRES

Vrau tregtarin me thikë pas një sherri banal, arrestohet 46vjeçari. Ilir Haku është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim.

Haku, i cili deri para kësaj kohe punonte si shitës në tregun industrial në Durrës, akuzohet për vrasjen e një tjetër tregtari. Afrim Llana, pas një debati që pati me Hakun, u qëllua disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator 2017, ku gjithçka nisi si një sherr banal mes tregtarëve. Llana u transportu­a në spital në gjendje kritike për jetën, pasi për shkak të disa goditjeve me thikë në këmbë ka pasur shumë hemorragji. Autori Ilir Haku u arrestua pas ngjarjes, por pas përfundimi­t të Mjekësisë Ligjore se tregtari kishte ndërruar jetë për shkak të një infarkti dhe jo nga goditjet me thikë, u la i lirë, sepse kreu dënim vetëm për plagosje me dashje. Por motra e viktimës këmbënguli që të rinisnin hetimet dhe Haku të dënohej për vrasje, pasi vëllai i saj Llana kishte ndërruar jetë si pasojë e humbjes së gjakut nga arteria femorale. Haku e kishte goditur Llanën me thikë në kofshë dhe mjeti prerës i kishte dëmtuar arterien. Pas këtyre pretendime­ve, Prokuroria rihapi çështjen dhe në fund Gjykata vendosi ta dënonte Hakun me 6 vite e 8 muaj vjet burg, nga të cilat i kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vite e 6 muaj, pasi diferencën e kreu në momentet e arrestimit dhe kur u dënua vetëm për plagosje. “Shtetasin Ilir Haku, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale ‘ Plagosja e rëndë me dashje’”, tha Policia. Pas arrestimit, Ilir Haku qëndroi vetëm 4 muaj në arrest me burg dhe më pas Gjykata, në bazë të raportit të Mjekësisë Ligjore, e la në arrest shtëpie. Motra e viktimës, Elvira Murati, tregon se fillimisht mjekët u kanë thënë se nga goditjet me thikë nuk ishte prekur arteria, por në fakt e vërteta ishte e kundërta. “Kur shkuam në spital, mjeku na tha se për pak ka shpëtuar pa iu prekur arteria, kur në fakt arteria i ishte prekur. Ka pasur 4 plagë të thella me thikë në këmbë dhe vdekja i ka ardhur nga plagët”, u shpreh ajo. Pas lirimit të autorit, Elvira paralajmër­oi se do të hakmerrej nëse nuk vendosej drejtësi. Madje, ajo kishte pasur dhe një përballje me Ilir Hakun. “I thashë autorit: Paske dalë ëë. Po mos kujto se dhe ti do shpëtosh, tek Afrimi do shkosh edhe ti. Ia thashë, nuk e mohoj, se m’u dogj shpirti. Vëllai ka lënë gruan me 3 fëmijë vetëm”, tregon ajo. Çështja u rihap për hetim, pasi Policia mori në pyetje familjarët për të treguar me detaje ngjarjen.

 ??  ?? Tregu industrial në Durrës
Tregu industrial në Durrës
 ??  ?? Vendi i aksidentit
Vendi i aksidentit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania