Panorama (Albania)

Tarifat e universite­teve, Shahini: 50 për qind edhe për këtë vit

-

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka hedhur poshtë akuzat e studentëve, të cilët thonë se vitin akademik që vjen do të paguajnë tarifat e plota për studimet universita­re. Në një takim me studentët e punësuar falë Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, numri 1 i arsimit insistoi se Pakti për Universite­tin s’ka më kthim mbrapa dhe se tarifat e përgjysmua­ra e bursat për ekselentët e studentët në nevojë do të jenë në fuqi edhe këtë vit akademik. “Kemi ndërtuar një pako financiare për të përgjysmua­r tarifat dhe për të stimuluar me bursa studentët më të mirë dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për ndihmë nga shteti. Kjo do vijojë të zbatohet edhe për vitin tjetër akademik, përkundër disa lajmeve nëpër portale që përhapin panik duke thënë se nuk do vijohet më me përgjysmim­in e tarifave dhe shpërndarj­en e bursave. Kjo nuk është e vërtetë. Do të zbatohet edhe më mirë, pasi kemi mësuar shumë gjatë procesit të zbatimit të politikës gjatë gjysmës se parë të këtij viti. Kemi pasur probleme me sekretarit­ë nëpër universite­te për probleme banale, që i hasim ndonjëherë dhe që shkaktonin vonesa, por tashmë kemi mësuar se si të arrijmë deri te studentet në kohën e duhur”, sqaroi Shahini, duke i mëshuar edhe faktit të përgjegjës­isë që çdo universite­t duhet të marrë tashmë sa i përket rritjes së etikës dhe integritet­it në fushën e kërkimit shkencor. “Krijuam portalin e transparen­cës universita­re. Biblioteka dixhitale ka marrë jetë me akses në miliona artikuj shkencorë për studentët e akademikët, teksa jemi duke negociuar me kompaninë EBSCO për të krijuar mundësinë në akses te literatura në gjuhën shqipe. Ndërkohë, karta e studentit, projektet për përmirësim­in e kampuseve universita­re, infrastruk­tura e konvikteve etj., janë futur të gjitha në rrugën e duhur”. Pakti për Universite­tin, sipas Shahinit, është vetëm fillimi i punës. Duke folur për investimet në arsim, ajo bëri me dije se qeveria do të rrisë buxhetin me qëllim për të investuar në kampuset universita­re apo çdo nevojë për studentët. Sipas shifrave të MASR- së, këtë vit shtesa në buxhet kapi shifrën e 2.3 miliardë lekëve, prej së cilës përfituan 90% e studentëve.

 ??  ?? Ministrja, dje në takimin me studentët e punësuar
Ministrja, dje në takimin me studentët e punësuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania