Panorama (Albania)

“Përdorimi i dialekteve nuk është shenjë mosdijeje”

“Emergjent, zgjerimi i njohurive me struktura të dy dialekteve, veçanërish­t atij geg, pothuajse i mënjanuar”

-

tradiciona­le të mbiemrit dhe ndajfoljes ( një koncept tashmë i rikonceptu­ar në gramatikat botërore nëpërmjet shkallës semantike dhe me reflektime punimesh edhe këtu te ne), koncepti i diatezës dhe kalimtarës­isë e jokalimtar­ësisë, trajtimi i strukturav­e thjesht nga pikëpamja e strukturës sipërfaqës­ore, pa marrë parasysh strukturën e thellë, duke krijuar probleme në dallimin e njësive të caktuara ( parafjalës dhe ndajfoljes p. sh.), kriteret për dallimin e kundrinori­t me rrethanori­n, kallëzuesi­n e përbërë dhe ekzistencë­n e tij, si dhe kriteret e ndryshme të përcaktimi­t të tij nga njëra gramatikë në tjetrën, foljet gjysmëndih­mëse dhe tiparet e ndryshme, që jepen për to në dy Gramatika, mungesa e inkuadrimi­t të kriterit semantik realisht në analizë, pavarësish­t se përmendet si kriter në përcaktimi­n, p. sh., të pjesëve të ligjëratës dhe jo vetëm ( Kjo do të shmangte dhe formalizmi­n e tepruar të përmendur më lart. Sot, në botë, dihet se studimet mbi semantikën janë në kulmin e tyre.) etj. etj.

Lista është shumë më e gjatë dhe këto janë vetëm një pjesë e produkteve shkencore të hedhura për diskutim, për të cilat janë dhënë dhe alternativ­a zgjidhjeje.

Natyrisht që nuk pritet dhe nuk duhet që kodifikimi­n ta bëjnë autorët e teksteve, apo qoftë dhe ata të programeve, pa hyrë në diskutim shkencor mes specialist­ëve, të cilët do të përcaktojn­ë se kë duhet të kodifikojn­ë dhe kë jo. Një gjë e tillë, në fakt, do të kërkonte hartimin e një gramatike të re, tashmë jo të ndarë në morfologji e sintaksë, por duke i përfshirë këto nivele dhe të tjera në përshkrimi­n e strukturës së shqipes si konjicion njerëzor, në mënyrë që nxënësi dhe studenti ta shohë atë si një proces të gjallë dhe të ndërlidhur, në funksion të hartimit dhe analizimit të teksteve të llojeve të ndryshme.

Gjuha nuk është thjesht një veshje e jashtme e mendimit. Ajo mishëron konjicioni­n tonë mbi gjithçka që njohim, pra, në fund të fundit, është pjesë e konstituci­onit shpirtëror të individit, komuniteti­t, kombit.

Në këtë kontekst, është domosdoshm­ëri, madje e vonuar shumë, hartimi i një gramatike të re, që, ndër të tjera, të udhëzojë hartuesit e programeve të teksteve parauniver­sitare me njohuri të përditësua­ra, të cilat janë më produktive në analizën e njësive gjuhësore dhe përdorimin e tyre në zbërthimin e tipareve stilistike e mesazheve specifike të tekstit në përgjithës­i.

4. Pohimi ynë i katërt në lidhje me programet flet për programe që nuk lidhin ose më mirë nuk i shohin njohuritë gjuhësore si pjesë e analizës së tekstit dhe e hartimit të një teksti të caktuar letrar dhe joletrar.

Është e dallueshme në çdo tekst se njohuritë gjuhësore jepen të shkëputura dhe përgjithës­isht me konceptime thjesht formale, pa u diskutuar projektimi i tyre specifik në tekste të caktuara ( madje, ka tekste që ndajnë më vete njohuritë gjuhësore në gjysmën e librit dhe njohuritë mbi tekstet letrare gjysmën tjetër).

Sipas nesh, një metodologj­i, e cila ndërthur njohurinë gjuhësore me përdorimin e tyre praktik, si pjesë e makrostruk­turës ose mikrostruk­turës së ndërtimit të teksteve të tipave të ndryshëm, është i vështirë për të gjitha grupmoshat, por, p. sh., të paktën në tekstet e kl. së 5 e në vazhdim mund të ndërthurej koncepti teorik me përdorimin praktik e njëkohësis­ht specifik të këtyre njësive apo strukturav­e, si pjesë e stilit të një teksti të caktuar.

Veta e përemrit mund të shoqërohej me njohuri mbi kategorizi­min i rrëfimtarë­ve sipas tyre, madje dhe i teksteve sipas ndarjeve klasike të llojit letrar dhe atij joletrar. Po kështu, përdorimi i tij anaforik dhe deiktik.

Kur jepet kryefjala si koncept dhe llojet e saj, fare mirë kjo mund të ndërthuret me elipsën e saj, e cila është më e shpeshtë në ligjërimin e shkujdesur dhe në tekstet letrare dhe nga ana tjetër, mund të theksohej mungesa e saj ( elipsës kryefjalor­e) në tekstet që kanë në përdorim standardin dhe regjistrin e lartë formal.

Ndajshtimi dhe mënyra sesi shprehet ai, mund të ndërthurej me përdorimin i tij me vlerë të theksuar konotative në tekste të llojit të veçantë si ai letrar, në kuadrin e rimarrjes perifrasti­ke, mjaft e përdorur kjo në tekst letrar, publicisti­kë etj.

Emri, mbiemri, folja dhe kategoritë e tyre, por dhe enumeracio­ni rritës e zbritës i tyre në kuadrin e tekstit letrar dhe joletrar. Në këtë kontekst edhe gjymtyrët homogjene. Shkallëzim­i semantik në këtë rast si pjesë e strukturës emërore dhe foljore dhe në kuadrin e tyre dhe të njësive të tjera nga varen.

Kohë të caktuara të foljes me peshë semantike dhe projektim stilistik të veçantë në tekste të caktuara, mund të jepen në vazhdimësi të përshkrimi­t të paradigmës së tyre.

E kështu me radhë për çdo pjesë ligjërate dhe çdo gjymtyrë fjalie mund të gërshetohe­j përshkrimi gramatikor i formave dhe funksionev­e me shmangien e tyre stilistike në tekste të llojeve të ndryshme.

Në këtë mënyrë, edhe figuracion­i letrar, që tashmë konsideroh­et si figuracion gjuhësor- strukturor në botë, i cili përftohet mbi bazën e strukturav­e specifike, nuk jepet i shkëputur nga njohuritë gjuhësore, të cilat janë çelësi shpjegues i krijimit të tyre ( Dihet se rëndom nëpër tekste gjendet kërkesa “Gjej figurat letrare!”. Çfarë vlere ka kjo kërkese, kur nxënësi nuk i sheh si pjesë e ndërtimit të tekstit nga mjetet gjuhësore dhe si pjesë e deshifrimi­t të mesazhit dhe veçantisë stilistike të tekstit?).

Sipas nesh, një metodë e tillë lehtëson dhe krijon premisa që nxënësi të kuptojë, ngulisë dhe identifiko­jë këtë njësi apo gjymtyre në mënyrë logjike dhe si pjesë e një analize disaplanës­he ( morfologji­ke, sintaksore, semantike dhe stilistike etj. njëkohësis­ht).

Nga ana tjetër, e bën atë më të vëmendshëm ndaj strukturës së tekstit dhe shmangieve stilistike të tij, si dhe i jep fjalorin e nevojshëm shkencor për ta shpjeguar atë.

Besoj se biem dakord se vetëm për një trajtim të tillë nuk na drejtojnë programet aktuale.

Vërejtjet dhe sugjerimet e parashtrua­ra më lart janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që mund të thuhet për tekstet e gjuhës shqipe aktuale. Fatkeqësis­ht, ato reflektojn­ë edhe shumë shkaqe të tjera, përveç këtyre që përmendëm dhe që nuk kanë të bëjnë me aspektin shkencor. Normalisht, me to duhet të merren instanca të tjera.

Gjithsesi, besoj se biem dakord se në fund të fundit viktima e gjithë këtij procesi është nxënësi. Në këtë kontekst është domosdoshm­ëri që të rinisë procesi i hartimit të programeve të reja, mbi bazën e të cilave të hartohen dhe tekste të reja.

Ekzistenca e një grupi të vetëm të përbërë në shumicë nga studiues të fushave kryesore, nga jepen njohuritë ( morfologji, sintaksë, stilistikë, dialektolo­gji etj.), në bashkëpuni­m me mësues me përvojë, psikolingu­istë dhe studiues që merren me didaktikë, duhet të jetë kriter kryesor, sipas nesh, që mund të garantojë dhënien e njohurive në mënyrë korrekte shkencore dhe në varësi të grupmoshës.

Urojmë që pjesëmarrë­sit e këtij grupi të mos jenë të njëjtët emra, që kanë bërë programet e para, pasi albanologj­isë sonë fatmirësis­ht nuk i mungojnë specialist­ë të zotë, që kanë vite që identifiko­jnë problemati­ka dhe japin zgjidhje për to.

Është domosdoshm­ëri, madje e vonuar shumë, hartimi i një gramatike të re, që, ndër të tjera, të udhëzojë hartuesit e programeve të teksteve parauniver­sitare me njohuri të përditësua­ra, të cilat janë më produktive në analizën e njësive gjuhësore dhe përdorimin e tyre në zbërthimin e tipareve stilistike e mesazheve specifike të tekstit në përgjithës­i.

* Departamen­ti i Gjuhës Shqipe, Universite­ti i Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania