Panorama (Albania)

Shqiptarët shpërthejn­ë në Europë, Bakaj e Çekiçi në superformë

-

Elis Bakaj dhe Endri Çekiçi vijojnë që të dhurojnë spektakël në Evropë me skaudrat e tyre. I pari me eurogol dhe me një asist, çon skuadrën bjelloruse me një këmbë në turin tjetër, ndërkohë që mesfushori dhe Omilmpik Ljubjana kanë barazuar 2- 2, duke lënë të hapur mundësinë e kualifikim­it.

ELIS BAKAJ Transferim­i në Bjellorusi ka bërë që Elis Bakaj të rigjejë "habitatin e tij" natyral të formës ideale. Jo vetëm në kampionat apo Kupën e Bjellorusi­së, por ai udhëheq Soligorsk edhe në Europa Ligë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në ndeshjen që skuadra e tij, Shakhtjor Soligorski, fitoi 20 me Esbjergun, në kuadër të turit të dytë të Ligës së Europës. Bakaj, me një goditje dënimi "alla Ronaldinjo", ka kaluar bjellorusë­t në epërsi që në minutën e pestë të takimit. Ai e ka kaluar topin poshtë murit, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshta­r. Gol i bukur dhe me shumë peshë ky për Bakajn dhe skuadrën e tij. Në të dytën, teksa kronometro­hej e 55- ta minutë, futbollist­i shqiptar krijon golin e dytë dhe Soligorsk fiton pastër duke qenë me një këmbë në turin e tretë.

ENDRI ÇEKIÇI Ilimpija Ljubjana është një hap drejt kualifikim­it. Skuadra sllovene ia ka dalë që të marrë një barazim 2- 2 në transfertë me turqit e Jeni Malatiaspo­rit. Një rezultat pozitiv në transfertë, duke bërë që në ndeshjen e kthimit të kenë disi më shumë shanse për të shkuar më tej. Endri Çekiçiu tregua sërish vendimtar për Olimpijan, duke dhuruar asist në Europë. Ai është duke kaluar një formë shumë të mirë me skuadrën sllovene dhe këtë gjë po e tregon në çdo ndeshje. Pas golit që ai shënoi javën e shkuar në Ligën e Europës, këtë herë sulmuesi ka qenë sërish deçiziv duke dhuruar asist. Në ndeshjen ndaj turqve Çekiçi ka kontribuar në minutën e 13- të duke i shërbyer një gol thuajse të sigurt shokut të skuadrës, Vukusiç. Në të 26tën, Çekiçi është ndëshkuar me karton të verdhë. Dy futbollist­ët e Kombëtares kanë shanse që në 90- minutëshat e kthimit të sigurojnë kalimin në Turin e tretë të Ligës së Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania