Panorama (Albania)

Dëmtimi i radhës, Milani pa Hernandezi­n për 3 javë

Spanjolli humb përgatitje­t, por do të jetë gati për Serinë A

-

Marko Xhampaolo ka marrë lajmin e keq të radhës nga mjekët e klubit. Në listën e të dëmtuarve është shtuar në orët e fundit edhe Teo Hernandez.

Në ndeshjen e dy ditëve më parë kundër Bajernit të Mynihut, spanjolli vendosi këmbën keq në një moment vrapimi. Pamjet tregojnë kaviljen e tij që përkulet në mënyrë të pazakontë, me lojtarin që braktisi fushën në fund të pjesës së parë. Trajtimi me akull dhe grafitë e para përjashtua­n frakturën, por mjekëve të "Djallit" iu desh të prisnin uljen e ënjtjes për të kuptuar llojin e dëmtimit. Shqetësimi në ambientin kuqezi ishte i kuptueshëm, sidomos pasi futbollist­it i duheshin patericat dhe një mbrojtëse, që arrinte deri poshtë gjurit, për të lëvizur. Ekografia e djeshme ka qenë e qartë me Teo Hernandezi­n që i është diagnostik­uar një ndrydhje në kavilje. Fakti që nuk ka frakturë është më shumë se një ngushëllim, sepse dëmtimi i pësuar nuk është i rëndë. 21- vjeçarit do t'i duhen 30 ditë për t'u vendosur rishtazi nën urdhrat e Marko Xhampaolos.

AFATE - Mbrojtësja dhe patericat nuk do të jenë të nevojshme në harkun kohor të disa ditëve, ndërkaq lojtari për një javë do t'i nënshtrohe­t fizioterap­isë dhe ushtrimeve në palestër. Një mëkat për neomilanis­tin, sepse ndalesa në pikën kulminante të fazës përgatitor­e nuk është një ndihmë në aspektin individual dhe të integrimit në skemat ekipore. Një tjetër faktor penalizues është se Hernandez mes 30 minutave të luajtura kundër Novarës dhe 45 me Bajernin kishte rezultuar mes më të mirëve për Milanin. I ardhur te Milani nga Reali i Madridit për 20 milionë euro, mbrojtësi kishte qenë ndër më pozitivët për kuqezinjtë në dy daljet e para sezonale. Goli në miqësoren e parë ishte sinjal i formës së tij, teksa edhe ndaj kampionëve të Gjermanisë dhuroi tri pasime të rrezikshme, por asnjëri nuk u shfrytëzua nga shokët e sulmit. Ndrydhja në kavilje duhet trajtuar me kujdes, por nuk përbën një rrezik afatgjatë, me Hernandezi­n që duhet të jetë gati pas maksimumi tri javësh, afat i mjaftueshë­m për të prenotuar një vend në formacion për ndeshjen e parë të Serisë A, e programuar për 28 gusht.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania