Panorama (Albania)

Gjermania bie në vend të 15- të, Kosova dhe Shqipëria ngjiten

-

FIFA ka publikuar renditjen e skuadrave kombëtare në të gjithë botën. Vendi i parë mbahet ende nga Belgjika, e cila nuk ka luajtur asnjë pozicion nga lista e kaluar. Në vend të dytë janë brazilianë­t, të cilët falë fitores në Kupën e Amerikës arritën të kalonin nga vendi i tretë në të dytë, duke ua marrë vendin kampionëve të botës, Francës. Në vendin e katërt renditen anglezët, që gjithashtu nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Bie në sy mungesa e Italisë dhe Gjermanisë në 10 vendet e para në kombëtaret më të mira. Në vendin e 9- të renditen spanjollët, të cilët kanë humbur dy pozicione. "Pancerat" që renditeshi­n në vendin e 11- të tashmë kanë rënë katër vende më poshtë dhe tani ndodhen në të 15- in. Vetëm një shkallë më poshtë janë italianët e Roberto Mançinit. Edhe pse axurrët kanë pasur rritje në lojën e tyre, kjo nuk ka mjaftuar për t'u ngjitur në tabelë. Ndërkohë, dy ekipet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, kanë pasur rritje. Kështu, kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja renditen në vendin e 64- t pas Sllovenisë dhe sipër Emirateve të Bashkuara Arabe. Kombëtarja jonë ka rikuperuar dy vende nga hera fundit, kur renditej e 66- ta. Kosova gjithashtu ka pasur rritje, edhe pse mund të kishte qenë më e lartë se vetëm një pozicion. Kështu, skuadra e Shaland është ngjitur nga vendi i 121- të në atë të 120, duke lënë pas kombëtaren e Namibias. Vendi i fundit mbahet nga kombëtarja e San Marinos. Kujtojmë se renditja e FIFA- s bëhet në bazë të pikëve që skuadrat marrin në ndeshjet kualifikue­se, por edhe rezultatet në takimet miqësore kanë vlerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania