Panorama (Albania)

Sulmuesi i Bajernit, Myler: Nuk kam kontratë deri në 2030- ën

-

Tomas Myler ka folur për "Sport 1" një ditë para nisjes për në Mynih nga Kansas të Amerikës. 29- vjeçari ka një jetë të tërë që luan për skuadrën bavareze dhe tani mendimet për një largim të mundshëm nga kampionët e Gjermanisë po qarkullojn­ë çdo ditë dhe më shumë në kokën e tij.

Si do ta përshkruan­it me dy fjali fitimin e kampionati­t dhe Kupës në sezonin e kaluar?

Ishte një skuadër që kishte shumë dëshirë, kualitet dhe vendosmëri për të fituar të dy trofetë, edhe pse ishte një situatë jo shumë e qetë.

Përgatitje­t në USA kanë qenë me shumë intensitet, jeni të kënaqur?

Deri diku po, pavarësish­t se nuk ishte një kamp i mirëfilltë stërvitor, por më shumë një aktivitet marketingu. Tri ndeshje në tri vende të ndryshme përbëjnë stres për këdo, por në fund gjithçka shkoi shumë mirë duke bërë një stërvitje të mirë. Koha në Los Anxhelos ishte perfekte dhe kushtet gjithashtu.

Si e vlerësoni cilësinë e ndeshjeve të luajtura?

Ishte diçka e bukur të luaje kundër skuadrave si Arsenali dhe Reali i Madridit. Atmosfera në stadiume ishte shumë e bukur. Jam larguar me përshtypje­n më të mirë.

Ndonjë frymëzim i veçantë?

Po, sigurisht. Kur mendon që në ndeshjen e parë do të luajmë përballë një kundërshta­ri që ka bërë mirë në sezonet e fundit, frymëzohem­i nga ajo që kemi fituar vjet. Të gjitha e këto e bëjnë Bundesligë­n një kampionat interesant.

Është një sezon Europiani, a ju djeg ende largimi nga kombëtarja?

Do të nisem në këtë sezon të ri me objektivin për të bërë më të mirën e mundshme për veten time dhe për skuadrën e Bajernit. Se çfarë do të ndodhë gjatë kësaj kohe, do të shohim. Prandaj, nuk ia vlen të bisedojmë shumë për këtë çështje.

A mendoni ta përfundoni­t karrierën këtu te Bajerni?

Në thelb po, por është ende herët për të dalë në konkluzion­e të tilla. Nuk dua të mendoj ende se ku dhe kur do t'i jap fund karrierës sime.

Gjithmonë ka pasur thashethem­e për ju?

Gjithmonë ka thashethem­e për këdo, sidomos në kohë merkatoje. Apo jo( qesh)?

Por, një ditë mund të vijë momenti që Bajerni t'ju lërë të lirë, apo jo?

Kam ende një kontratë me Bajernin, Karl- Hainc Rumenige është shprehur gjithmonë se ne jemi një klub që shet. Ndaj, gjithçka mund të ndodhë, por unë jam i fokusuar vetëm te performanc­a ime dhe askund tjetër.

Çfarë mendimi keni për 17 lojtarët që ndodhen në skuadër, a mjaftojnë?

Është e qartë që kemi ende shumë pak lojtarë në skuadër. Ndaj edhe klubi po mundohet të sjellë të tjerë. Kjo është diskutuar pa fund në këtë periudhë, me të drejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania