Panorama (Albania)

Vendimi për pensionet, si përfitohet shtesa 4300 lekë

Qeveria përcakton afatet dhe dokumentet që duhen për dy kategoritë e pensionist­ëve që marrin shtesën nga 9 deri në 20 për qind. Kush përfiton nga vendimi i ri

-

Për të gjithë ata punonjës që ende nuk kanë dalë në pension, por kanë punuar në punë të kategorizu­ara shumë të vështira dhe të vështira, të nëntokës, industrisë së naftës dhe metalurgji­së, llogaritja e shtesës do të bëhet vetëm pasi të jetë dorëzuar dokumentac­ioni i nevojshëm.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore është duke hartuar një vendim të ri, në të cilin përcaktohe­n detyrimet që do të kenë këto kategori, si edhe pensionist­ët që janë aktualisht në skemë. Ky vendim pritet të kalojë për miratim brenda muajit gusht, duke qenë se në shtator parashikoh­et të nisë puna për aplikimin e shtesës, ndërkohë që gazeta ka mundur të mësojë edhe përmbajtje­n e tij.

DOKUMENTET

Sipas draftit të ISSH- së, ata që janë mbi 48 vjeç e që zgjedhin të dalin në pension të parakohshë­m dhe ata që dalin rishtazi, duhet që përveç kërkesës për caktim pensioni, të dorëzojnë edhe fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmëri­së, i nënshkruar nga vetë personi; vërtetim i zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneralit­eteve; librezë pune e plotësuar në të gjitha rubrikat, sipas llojit të punës; vërtetim për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerje­s së marrëdhëni­eve financiare nga puna ose vetëpunësi­mi; vërtetim i posaçëm i konfirmimi­t të llojit të punës në profesione­t e vështira; vërtetim për kryerjen e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për burrat), si edhe çdo dokumentac­ion tjetër i lëshuar nga organizma shtetërore që konfirmon llojin dhe periudhën e punës. Ndërkohë, për pensionist­ët që janë aktualisht në skemë detyrimet janë minimale, çka do të thotë se mjafton vetëm një kërkesë dhe kopje e kartës së identiteti­t e nënshkruar prej tyre. Kjo, sepse dosja e plotë është në arkivin e ISSH- së, ndaj edhe nuk është i nevojshëm asnjë dokument tjetër shtesë.

RRITJA

Trajtimi me pensione suplementa­re për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët do të ketë si referencë vitet e punës. Kështu, për minatorët rritja do të jetë me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për metalurgët dhe naftëtarët, me 0.6 për qind për çdo vit kontributi­v. Në argumentim­in që i është bërë ligjit thuhet se për një minator që merr mesatarish­t 23 mijë lekë pension, do të marrë një shtesë, e cila shkon deri në 4300 lekë në muaj. E njëjta gjë vlen edhe për metalurgët dhe naftëtarët, për të cilët rritja varion nga 9 për qind deri në 12 për qind. Shtesa, sipas ISSH- së, do të nisë të aplikohet në muajin shtator, por efektet do t'i ketë duke nisur nga muaji korrik. Në proces hartimi është edhe lista e re me profesione­t e përditësua­ra, duke qenë se ka pasur ndryshime. Nga radhët e minatorëve do të përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar si vagonistë, zjarrmëtar­ë në nëntokë, makinistë të sharrave prerëse në nëntokë, pompist i brendshëm në nëntokë etj.. Në industrinë e naftës dhe gazit përfshihen punë të vështira dhe shumë të vështira si p. sh. saldator dhe elektrosal­dator në rezervuar, kulla dhe cisternë, punëtor i pastrimit të brendshëm të rezervuarë­ve, depove dhe cisternave të naftës etj.. Ndërsa në metalurgji, si punë të vështira klasifikoh­en punëtorët e shkrirjes dhe derdhjes së metalit, punët shumë të vështira në metalurgji­në e zezë e ferrokrom, si p. sh. në uzinën e petëzimit, në uzinën e gizës, në repartin e pjekjes, në uzinën e çelikut etj..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania