Panorama (Albania)

“Për çfarë u shite miku im?” Radoja e akuzon se ndryshoi mendim për Teatrin, Ndrenika me ironi: Mora 200 mijë euro!

DY AKTORET E MEDHENJ PERPLASEN PER SHEMBJEN E TEATRIT. OSBE I KERKON QEVERISE TE PRESE VENDIMIN E KUSHTETUES­ES

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Regjisori Edmond Budina nuk nënshkroi mbi kontratën e hartuar nga Partia Demokratik­e, ku zotohej për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe dhënia e statusit ‘ Monument Kulture’ kur të vijë në pushtet.

Me gishtin e drejtuar ndaj kreut të opozitës dhe lutjen për ta parë në sy, Budina kishte vetëm një kërkesë për opozitën: Mos na tradhtoni. Një ditë pasi ishte përballur me dhunën e Policisë në mbrojtje të Teatrit dhe pas orëve të gjata në ruajtje të godinës, Budina deklaroi në skenën e Teatrit se s’ka vend për protagoniz­ëm dhe se zotimi është mes opozitës dhe popullit. “E përshëndes këtë kontratë të sotme, e gjej me shumë vend dhe nesër kur opozita me PD- në të jetë në pushtet, kjo kontratë duhet të materializ­ohet. Unë përpara të gjitha gjërave dua ta shikoj në sy kryetarin e PD- së. Të marr një premtim, po premton para popullit, ne që firmosim nuk jemi asgjë, jemi askushi po të mos ishte populli. Nëse nesër nuk ju nuk do të realizoni ato që keni shkruar, unë i pari do jem kundër jush. E lexova kontratën, e dëgjova edhe sot. Ka një gjë tani: ose kjo kontratë firmoset nga të gjithë ju, se 5 veta më duket pak absurde. Nëse nuk e firmosim të gjithë, nuk e firmos, jam me ju. Përse e them këtë? Këtu nuk ka protagonis­të, këtu është populli që ka marrë fuqinë në dorë. Pra, kjo është një kontratë simbolike që e firmos kreu i PD- së me popullin. Unë jam me ju. Mos na tradhtoni. Mos na tradhtoni”, tha Budina, duke marrë duartrokit­jet e artistëve dhe qytetarëve. Artistët që hodhën firmën në kontratën e hartuar nga Partia Demokratik­e u shprehën besimplotë se godina do të ruhet dhe do të restaurohe­t për t’i dhënë vlerën e vërtetë që ajo ka.

NDËRKOMBËT­ARËT

Artistët dhe përfaqësue­sit e Shoqërisë civile, që bëjnë pjesë në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, shfrytëzua­n vizitën e sekretarit të përgjithsh­ëm të OSBE- së, Thomas Greminger, në Tiranë për t’i kërkuar një takim lidhur me prishjen e godinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Greminger në pamundësi për të zhvilluar një takim me komuniteti­n e artistëve për shkak të axhendës së paracaktua­r, ka dhënë opinionin e tij lidhur me çështjen e teatrit. Për sekretarin e përgjithsh­ëm të OSBE- së është e nevojshme që projekti për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe rindërtimi­n e tij të ndalet, për aq kohë sa Gjykata Kushtetues­e është jofunksion­ale. “Qeveria duhet të ndalë të gjithë hapat e saj, për aq kohë sa Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, kur kjo çështje mund të gjykohet”, thuhet në qëndrimin e mbajtur nga Thomas Greminger. Aleanca për Teatrin përshëndet­i qëndrimin e mbajtur nga sekretari i përgjithsh­ëm i OSBE- së dhe kërkoi që, për aq kohë sa vendi të ketë një sistem funksional drejtësie, veprimet për prishjen e godinës së Teatrit do të ishin kriminale dhe të jashtëligj­shme. “Ne e mirëpresim këtë qëndrim të z. Greminger dhe jemi tërësisht dakord me të. Krijimi i një sistemi funksional të drejtësisë, së bashku me dy gjykatat e larta në vend, atë Kushtetues­e dhe të Lartë, është hapi i parë i domosdoshë­m për gjykimin e çështjeve publike. Ashtu siç kemi thënë prej kohësh, pa një shqyrtim normal në Gjykatën Kushtetues­e, çdo veprim ndaj godinës është i jashtëligj­shëm dhe kriminal”, sqaroi komuniteti i artistëve, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

 ??  ?? ROBERT NDRENIKA DUKE FOLUR NJE VIT ME PARE KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT ( MAJTAS) GULJELM RADOJA
ROBERT NDRENIKA DUKE FOLUR NJE VIT ME PARE KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT ( MAJTAS) GULJELM RADOJA
 ??  ?? Regjisori Budina, dje gjatë deklaratës
Regjisori Budina, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania