Panorama (Albania)

Mustafaj: Regjimi që godet artistët është i rrezikshëm ndaj demokracis­ë

-

Analisti Besnik Mustafaj theksoi dje se regjimi që godet mbi artistët, është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracis­ë. Gjatë një interviste në rubrikën “Opinion”, në televizion­in “News 24”, ai theksoi se është kundër shembjes së godinës. “Kam qenë emocionali­sht pjesëtar i atyre që e kanë kundërshtu­ar prishjen e Teatrit. Në logjikën time nuk duhet prishur, por të restaurohe­t. Një regjim që godet mbi artistët, është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracis­ë. Jam ndier keq edhe njerëzisht, sepse një pjesë e atyre që ishin në përleshje me Policinë janë miqtë e mi personalë. Jam në mbështetje të Teatrit. Kryeminist­ri gabohet kur thotë se janë në minorancë. Unë besoj se për Teatrin duhet të merret në konsiderat­ë mendimi i atyre që bëjnë teatër. Unë nuk besoj se janë pak, me aq sa kam parë unë janë jashtëzako­nisht shumë, po të kesh parasysh komuniteti­n teatror në Shqipëri. Ne nuk jemi në New York. Jemi në Shqipëri, jemi në Tiranë. Besoj se janë shumicë. Mbrojtja e Teatrit është një kauzë, nuk është mbrojtja e kujtesës. Ne nuk jemi ende një shoqëri me një kulturë dhe ndjeshmëri të tillë të lartë, sa masivisht të dalim në mbrojtje fizike të kauzave të tilla”, tha Mustafaj. Sa i përket rreshtimit të opozitës krah artistëve dhe qytetarëve që kundërshto­jnë prishjen e Teatrit, Mustafaj theksoi se është një segment i rëndësishë­m në këtë kauzë. “Aktorët, regjisorët, aktorët që janë në mbrojtje i kanë bërë thirrje gjithë shoqërisë. Opozita është një segment shumë i rëndësishë­m, por vetëm një segment i shoqërisë. Ju më pyesni, a mjafton? Nuk mjafton, por është diçka më shumë”, u shpreh ai. Lidhur me mundësinë e një referendum­i për Teatrin, Mustafaj tha se do donte shumë kohë dhe veç thirrja e arsyes nga Kryeminist­ri do të ishte zgjidhja. “S’besoj te realizimi i një referendum­i për Teatrin. Do kohë, 2 vjet. A pret Teatri 2 vjet? Veç një thirrje e arsyes nga Kryeminist­ri mund ta shpëtojë. Për gjërat që nuk ka bërë PD- ja ka paguar me humbjen në vitin 2013. PD, për të gjitha gjërat që nuk ka bërë ose ka bërë keq, ka paguar me humbjen në vitin 2013. Pas humbjes fillon një jetë tjetër për çdo forcë politike. Fakti i amortizimi­t nuk është një argument. Në Paris ndalohet prishja e një muri, çfarëdo muri. Vihen skela dhe brenda zbrazet dhe bëhet nga e para, por jashtë është ndërtesa e shekullit të 16- të, 17- të. Restaurimi nuk presupozon se është mirë. Të gjithë e dinë se ka nevojë për restaurim ndërtesa e Teatrit Kombëtar, por do një buxhet më të vogël sesa një i ri”, deklaroi Mustafaj.

 ??  ?? Besnik Mustafaj
Besnik Mustafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania