Panorama (Albania)

OSBE, Greminger: Gati të ofrojmë mbështetje “S’ka zgjidhje të qëndrueshm­e pa gjithëpërf­shirje”

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i OSBE- së, Thomas Greminger, kërkoi dje dialog gjithëpërf­shirës për tejkalimin e krizës. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference për shtyp me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të përgatitje­s së kryesimit të kësaj organizate nga Shqipëria. “Ne pa diskutim ndjekim nga afër situatën politike dhe shpresojmë që ngërçi aktual politik do të tejkalohet dhe zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja duhet të gjendet brendapërb­renda. Ne inkurajojm­ë dialogun për gjetjen e përbashkët të zgjidhjes së problemeve. Në mënyrë që Shqipëria të bëjë përparime është e nevojshme që të gjithë aktorët politikë të angazhohen për funksionim­in e plotë dhe të shëndetshë­m të institucio­neve demokratik­e dhe proceseve demokratik­e të këtij vendi. Pjesëmarrj­a në institucio­ne demokratik­e është rruga e vetme legjitime për të pasur fuqi dhe influencë politike dhe dialogu, të cilit i referoheni duhet të realizohet duke respektuar tërësisht Kushtetutë­n dhe plotësisht institucio­net legjitime. Më lejoni t’ju siguroj se OSBE- ja është e gatshme t’ju ofrojë mbështetje, por qartësisht asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshm­e nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët politikë në dhënien e një zgjidhjeje”, theksoi Greminger. Ministri në detyrë, Gent Cakaj, në emër të qeverisë shqiptare u shpreh që maxhoranca është gatshme për dialog, por pa cenuar legjitimit­etin e institucio­neve ekzistuese. “Çfarëdo dialogu politik mes të gjithë partive politike apo aktorëve, duhet të zërë fill në respektim të plotë të institucio­neve kushtetues­e”, theksoi Cakaj. Gjatë konferencë­s për shtyp, zyrtari i OSBE- së u ndal te zgjedhjet e 30 qershorit, ku theksoi se legjitimit­etin e tyre do ta përcaktojë Gjykata Kushtetues­e. “Ligjshmëri­a e zgjedhjeve vendore duhet të përcaktohe­t nga institucio­net shqiptare dhe jo komuniteti ndërkombët­ar. Presim që anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e të sillen në mënyrë profesiona­le. Sa u takon emrave të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, do të varen nga vendimmarr­ja e institucio­neve të brendshme”, theksoi zyrtari i OSBE- së. Krahas kësaj, ai kërkoi respektimi­n e standardev­e për lirinë e medias, pas kritikave të bëra nga OSBE- ja për ligjin antishpifj­e.

 ??  ?? Cakaj e Greminger
Cakaj e Greminger

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania