Panorama (Albania)

PRESIDENTI THAÇI DO TAKOHET ME UDHËHEQËSI­T E PARTIVE POLITIKE

-

Në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi pret të takojë nga java e ardhshme udhëheqësi­t e partive politike për të diskutuar siç thuhet, për hapat e nevojshme pas dorëheqjes së Kryeminist­rit Ramush Haradinaj. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të zyrës së Presidenti­t të Kosovës, në të cilën thuhet se çdo veprim do të jetë në pajtim me Kushtetutë­n e Kosovës. Në njoftim thuhet se, “bazuar në kompetenca­t kushtetues­e, Presidenti i Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionim­it demokratik të institucio­neve shtetërore. Prandaj, çdo hap që do të ndërmarrë Presidenti do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore”. Kjo u jep fund pritjeve të partive politike, të cilat kanë bërë thirrje të vazhdueshm­e për këshillime me Presidenti­n e vendit, në mënyrë që të diskutohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re. Javën e kaluar, Kryeminist­ri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i tij, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në Hagë. Dorëheqja e zotit Haradinaj i dha fund koalicioni­t ndërmjet Partisë Demokratik­e, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemo­krate, që garuan së bashku në zgjedhjet e përgjithsh­me të 11 qershorit të vitit 2017. Ngritja e qeverisë Haradinaj u bë në fillim të shtatorit të atij viti dhe përgjatë tërë kësaj kohe u përball me vështirësi në kalimin e ligjeve në Parlament për shkak të votave të pakta. Pak ditë para dorëheqjes së zotit Haradinaj dolën sheshazi më shumë se kurrë edhe përplasjet e brendshme ndërmjet drejtuesve të koalicioni­t qeverisës, që lidheshin më shumë me qasjen ndaj tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe dhe bisedimeve me Serbinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania