Sakatoi kunatën me sëpatë, kapet në Tiranë 62- vjeçari
Fshihej në kryeqytet. Sherri mes dy familjeve për shkak të rrugës
Sakatoi kunatën në Durrës, duke i thyer gjymtyrët dhe brinjët, kapet pas 1 viti në kryeqytet 62vjeçari nga Armatha.
Bie në prangat e Policisë Medi Koleci, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim. Policia e Durrësit bëri me dije se: “Nga Shërbimet e Policisë së Postës Manëz, Durrës, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3 Tiranë, në rrugën ‘ Jordan Misja’, Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi Medi Koleci, 62 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës”. Koleci, në vitin 2018, në fshatin Armath, Durrës, në bashkëpunim me dy djemtë e tij, ka goditur me mjete të forta ( sëpatë) kunatën e tij, Qefsere Koleci, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën. Shkak për këtë konflikt është bërë një mosmarrëveshje mes dy familjeve për një pronë, që e pretendonin të dyja palët. Në ngarkim të Medi Kolecit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 20.10.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim. Gjykata e vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi Medi Koleci ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Ai jetonte në kryeqytet, me qëllim shmangien e arrestimit. Por, me ndihmën e Policisë së Tiranës u bë e mundur zbulimi i vendndodhjes dhe arrestimi i tij. Tashmë, ai do të përballet me akuzën “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”. Zanafilla e konfliktit mes dy familjeve Koleci ( vëllezër) kishte të bënte më një rrugë që kalonte në një pjesë toke, që Medi Koleci pretendonte se i përkiste atij. Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në Manëz të Durrësit dhe kanë pasur një konflikt pronësie për një rrugë. Për rreth 20 vite, familja e Medi Kolecit kishte mbjellë ullishte në një rrugë që lidhej me banesën e 55vjeçares së plagosur. Për shkak se kishte bllokuar pronën, një ditë para plagosjes, forcat e INUK Durrës shkuan për të prishur ullishten e 62- vjeçarit Medi Koleci dhe për të hapur rrugën. Ai kundërshtoi forcat e INUK dhe të Policisë, dhe u shoqërua në komisariat ku qëndroi gjithë natën. Pasi doli nga qelia, Medi Koleci shkoi në banesën e tij dhe rreth orës 08: 30 u konfliktua MUAJ ka zgjatur arratia e Medi Kolecit, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. 62vjeçari u arrestua në kryeqytet në rrugën “Jorgan Misja”, pasi ishte shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit të kaluar. me kunatën, Qefsere Koleci. Me ndihmën edhe të djemve, ai dhunoi 55- vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup. Konflikti buron, pikërisht nga prona e mbjellë me ullishte nga ana e 62- vjeçarit, e cila bllokonte rrugën e banesës së kunatës së tij. Gjykata e kishte cilësuar të paligjshme mbjelljen e tokës me ullishte nga Medi Koleci, duke i dhënë të drejtë Qefsere Kolecit.