Meta kërkon pakt për integrimin, Basha: Jo pazar, Ramën e rrëzojmë me zgjedhje

“Po përpiqet me lojën e vjetër ‘ përça e sundo’. Të shiturit tek ai s’e përçajnë dot as PD- në, as opozitën”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është i sigurt që vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e dhe Edi Rama nuk do të jetë më Kryeminist­ër i shqiptarëv­e.

Bindjen e tij, kryedemokr­ati e bazon në refuzimin që shqiptarët shprehën në 30 qershor, por edhe nga çdo paligjshmë­ri që shoqëroi procesin e zgjedhjeve vendore. Basha i garantoi demokratët e Korçës se forca që ai drejton nuk do të tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të parakohshm­e në një ditë me ato vendore, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën Kryeminist­ër. “30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor. Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhje legjitime vendore, të mbikëqyrur­a nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëv­e. Procesi i 30 qershorit ishte i pavlefshëm dhe kriminal dhe kjo u konstatua edhe nga raporti i OSBEODIHR- it: Procesi i votimit pa dekret. Mohimi i të drejtës së opozitës për të pasur përfaqësue­sit në proces. Votimi me 1 kandidat dhe regjistrim­i i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme”, deklaroi Basha.

NEGOCIATAT Kryeminist­ri Rama mohoi 48 orë më parë të ketë komunikim me Lulzim Bashën për krizën politike, por kreu i opozitës flet për një pazar të ofruar nga kreu i qeverisë. Basha garantoi demokratët se nuk do të bëjë asnjë pazar, pavarësish­t tentativav­e të dështuara të Kryeminist­rit edhe përmes lojës së tij “përça e sundo”. “Largimi i Edi Ramës si Kryeminist­ër është i padiskutue­shëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanë­ve të kapur duke vjedhur votat, është i padiskutue­shëm. Prandaj, ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit. Edi Rama kërkon pazar. Gjithë jeta e tij politike është pazar. Kur nuk ka pazar, shpërfytyr­ohet, çmendet. Kur nuk ka pazar, përpiqet me lojën e vjetër ‘ përça e sundo’. Nuk ka pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD- në, as opozitën. Rama ik. Fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira”, theksoi kreu i PD- së. Sipas Bashës, fuqia më e madhe e opozitës është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85%.

EKONOMIA Ndëshkimi dhe vënia përpara drejtësisë e pushtetarë­ve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, për Lulzim Bashën është pikënisja e ndërtimit të një Shqipërie si gjithë Europa. Kreu i PD- së i kujtoi prangat Ramës, Dakos, Ballës e Gjiknurit. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpuno­i me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017- s, nga Dako e Gjiknuri te Balla e Rama, nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarë­t e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”, theksoi lideri i opozitës. Për Bashën, kriza politike në Shqipëri ka si përgjegjës kryesor Kryeminist­rin Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për babëzinë për grabitjen e buxhetit të shtetit.

Basha, dje në Përrenjas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.