DËMET E TËRMETIT 4.7 BALLË

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Rreth 12 shtëpi në Qafëzezë, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit që ra në Korçë, kanë pësuar dëmtime të mëtejshme. Dëmtime të lehta të banesave ka pasur dhe në Vidohovë, por edhe brenda në qytetin e Korçës, ku nuk kanë munguar dëmtimet në oxhaqet e banesave private dhe plasaritje­t në pallate. Tërmeti i fortë më 1 qershor shembi me dhjetëra shtëpi në fshatin Floq. Punimet për rindërtimi­n e këtyre banesave ka vetëm pak ditë që kanë nisur dhe ende nuk ka një afat se kur do të përfundojn­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.