Trump shkon në Poloni për 80- vjetorin e Luftës II Botërore

Panorama (Albania) - - BOTA -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë në Varshavë, Poloni, nga 31 gushti deri më 2 shtator, për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80vjetorit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo është vizita e dytë e Presidenti­t amerikan në Poloni, që nga korriku i vitit 2017. Polonia është mes partnerëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Europë aktualisht, pasi udhëhiqet nga një qeveri e djathtë. Bashkëpuni­mi mes dy vendeve është i përqendrua­r kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë së energjisë. Krzysztof Szczerski, shefi i zyrës së Presidenti­t polak, Andrzej Duda, tha se Presidenti amerikan mbërrin në Poloni në mbrëmjen e 31 gushtit. Më 1 shtator, ai do të marrë pjesë në një ceremoni për shënimin e përvjetori­t të tetëdhjetë të pushtimit të Polonisë nga Nazistët, një ngjarje historike e 1 shtatorit 1939, e cila shënon fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte janë vrarë rreth gjashtë milionë polakë, gjysma e të cilëve ishin me prejardhje hebraike. Polonia ishte shkatërrua­r pothuajse tërësisht nga lufta që zgjati gati gjashtë vjet. Tashmë, në Poloni qëndrojnë rreth pesë mijë ushtarë amerikanë, të cilët ofrojnë siguri për vendin që ndihet i kërcënuar nga aktiviteti ushtarak i Rusisë. Vendi i Europës Qendrore po planifikon blerjen e avionëve luftarakë F- 35 nga Shtetet e Bashkuara. Polonia ka nisur edhe blerjen e gazit natyror nga SHBA, në përpjekje për ta zvogëluar varësinë e sektorit të energjisë nga importimi i gazit rus.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.