IRANI E QUAN HIPOKRITE DEKLARATËN E POMPEO

Panorama (Albania) - - BOTA -

Zyrtarët në Iran e kanë quajtur “gjest hipokrit” deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili shfaqi dëshirën për të vizituar vendin dhe për t’iu drejtuar popullit iranian. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, iu përgjigj diplomatit të lartë amerikan të mërkurën, duke thënë se, “Ju nuk keni nevojë të vini në Iran”. Ai sugjeroi se Pompeo mund të japë viza për mediat iraniane që të udhëtojnë në SHBA për ta intervistu­ar. Pompeo të hënën tha se “ne nuk kemi frikë nëse ( Zarif) vjen në Amerikë, ku gëzon të drejtën të flasë lirshëm. A janë faktet e regjimit ( Khamenei) aq të këqija, sa nuk mund të më lejojnë të bëj të njëjtën gjë në Teheran? Po sikur populli i tij të dëgjonte të vërtetën i pakufizuar?”. Tensionet SHBA - Iranit janë rritur që kur administra­ta Trump u tërhoq nga marrëveshj­a bërthamore e 2015 dhe riktheu sanksionet kundër këtij vendi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.