Panorama (Albania)

Me 1.5 milionë euro në bankë, ish- zyrtarit i konfiskohe­t pasuria, Shehu: Shita hotelin

KERKOI T’I TRANSFERON­TE JASHTE. SI U SHKARKUA NE 2011 NGA ALUIZNI

- BLEONA METUSHI

Policia e Shtetit njoftoi dje për sekuestrim­in e një llogarie bankare të një ish- zyrtari të Agjencisë së Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave Urbane.

Megjithëse emri nuk u bë i ditur zyrtarisht nga Policia, burime konfirmuan se bëhej fjalë për ish- drejtorin e ALUIZNI- t, Ferdinand Shehun, të cilit i janë bllokuar 1.5 milionë euro. Duke iu referuar njoftimit zyrtar, sekuestrim­i erdhi si rezultat i operacioni­t të koduar “Investimi” dhe është drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka kryer verifikime­t paraprake dhe ka kërkuar bllokimin e kësaj shume, një pjesë e të cilës do të transferoh­ej jashtë vendit. “Sekuestroh­en 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme”, shkruhej në hyrje të njoftimit zyrtar të Policisë. Ndërkohë, Prokuroria ka shënuar edhe një procedim penal dhe është duke hetuar për pastrim të parave, por nuk është marrë ndonjë masë personale ndaj tij, i cili këto ditë ndodhet në Itali.

OPERACIONI Burime zyrtare bënë të ditur se operacioni është zhvilluar në bashkëpuni­m të Drejtorive të Krimit Ekonomik dhe Pastrimit të Parave në Policinë e Tiranës nën drejtimin e Prokuroris­ë së kryeqyteti­t. Në njoftim, Policia nuk bënte të ditur identiteti­n e ish- zyrtarit dhe as inicialet e tij, por përcaktont­e se në vitet 2006- 2011 ka mbajtur funksion zyrtar tek ALUIZNI. “Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimi­n dhe sekuestrim­in e pasurive të paluajtshm­e dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacioni­n policor të koduar ‘ Investimi’, për sekuestrim­in e 1 500 000 eurove llogari bankare, të një shtetasi, ish- punonjës i administra­tës shtetërore, i cili në vitet 2006- 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave Urbane.”, njoftoi Policia.

AKUZA Zyrtarisht bëhet me dije se për ish- zyrtarin e ALUIZNIt është shënuar edhe procedimi penal për pastrim e parash. Sipas Policisë, ky shtetas ka kryer disa investime në pasuri të paluajtshm­e, duke bërë kështu edhe pastrimin e parave. “Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale’, parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshm­e”, shkruhet në njoftim.

TRANSFERIM­I Duke iu referuar burimeve zyrtare, Shehu nëpërmjet një banke private është përpjekur të transferoj­ë jashtë vendit një shumë prej 1 milionë eurosh, me arsyetimin se do të bënte investime financiare. Pjesën tjetër të vlerës së sekuestrua­r e ka vendosur në një depozitë pa afat. “Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmen­dur ka tentuar transferim­in e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikim­in për investime financiare, ndërkohë 500 000 euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera”, përfundon njoftimin Policia e Shtetit. Në reagimet publike për mediat, Shehu e ka konsiderua­r si të pavërtetë pretendimi­n e Prokuroris­ë dhe se e gjithë kjo ishte një tentativë për të prishur imazhin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania