Panorama (Albania)

Kronikë e vonuar e një vere të përjetshme

- AGRON GJEKMARKAJ

Kjoverë duket e pafund, si dënim i përjetshëm, jo se natyra e ka tepruar me njerëzit duke i drobitur çmoskurrku­sh me sushë, përvëlim, djersë si rrëshirë pishe, pluhur, gjinkalla, taft asfalti, jo, jo, gjithçka ka qenë me masë. Madje, herë pas here ka derdhur shi të dendur e rigina freskuese, duke mërzitur hotelxhinj­të...

e tahmaqarët e plazhit. Prapë e shëmtuar, si përfytyrim­i mbi fytyrën e dreqit duket ajo në çdo rast. Gjithçka e paimagjinu­eshme ka ndodhur. Ajo ia ka dalë që për pak çaste buonaçione­s, Arben Ristani t’ia thyejë gotën e t’i zbojë përhumbjen e t’i kthejë meditimin, ta shndërrojë atë në publicist e mendimtar politik. Metamorfoz­ë impresionu­ese.

Një parti e një dërhem i bindur hynë së bashku dorë për dore në votime, dërhemi doli i treti, ndërsa parti e dytë dolën të pavlefshme­t.

Po të pyesësh një kalimtar në rrugë se në çfarë sistemi politik jetojmë, vështirë të të japë përgjigje. Do të të shohë me përgjërim, sikur të thotë: Ah more evlat, rixha të kam, lërmë rehat.

Ndonjë tjetër më i stërhollur në mejtime të thotë: Në kohën e Edi Ramës babëlok qe vran e kthjell, në atdheun e shqipeve krahëthyem­e, në kohën e gazit lotsjellës, në kohën e narkotrafi­kut, në kohën e calikut ( barkut), në kohën e 6 kullave të “Fushës” dhe Teatrit që dergjet buzë varrit, në kohën e statuseve, ku shqipja e rilindjes ka prodhuar “baba xhiken” si maksimum mendimi dhe stili, në kohën kur fjala nul rri si kapak varri mbi çdo dekret të Presidenti­t të Republikës, koka e të cilit varet nga vullneti i Ermonelës, Gentit dhe Elisës, që mbajnë leqet, llastikun e ushkurin e gijotinës politike.

Më 30 qershor u bënë votime, ku rreth 1516 për qind e njerëzve që kanë të drejtë, dolën për të shtënë mbi kuti. Të tjerët u neveritën, sikur të kishin ngrënë supë nga kazani ERTV. Në televizion dhe portale sheh policë që shkallmojn­ë dyert e bashkive për t’ua dhënë djemve të Kryeminist­rit, jo se janë votuar, po thjesht se iu pëlqen pushteti, u duhet, e kanë neps, për vete, familjen dhe mbi të gjitha për hallet e të madhit, sapo të jetë nevoja. Dinë ata si t’ia kthejnë, janë torovola të sprovuar. Lulzim Basha ka shpallur gushtin muaj sulmi, duke ua shndërruar detin në mirazh, strukturav­e që lypin paqe e ndonjë birrë. Ai po mban me gajret të vetët, se ndonjë maraz u vihet re në shteg të ballit. Ani do t’u kalojë. Nuk ia vlen të kesh asnjë pushtet në këto kushte, ku gjithçka është qelbur.

Vetëm një mënyrë, e thjeshtë dhe e tejdukshme qelibar ka për ta rrëzuar Edi Ramën, i cili si ngrehina e Teatrit pret ruspën që ta hedhë. Vetëm një. Një PD që di të tërheqë pas vetes masën e madhe të njerëzve, që bojkotuan regjimin e tij me 30 qershor, duke hipotekuar besimin e tyre. Ndryshim i thellë, forcë për t’u ndarë nga kopukëria dhe gomarët, bashkim dhe cilësi, garë të vërtetë dhe të vërteta të prekshme e jo retorike. Kësisoj, sheshet Lulzim Basha do t’i ketë plot, më shumë nga çka pasur, edhe pa punonjësit e bashkive që ia morën me forcë, demokratë këta tanimë nën monitorim e kujdestari qeveritare. Miku im hebre është zhdukur si varri i evgjitit. Ai s’e njeh gëzimin e të dhënit, shpesh rënkon e flet me vete, të fusësh dorën në portofol është si të presësh mëlçinë me dorën tënde. Të fundit herë thonë se e kanë parë në një mejhane të Prishtinës së maskuar me plis mbi rradake, ku shikonte gjithë drojë kalimtarët mos ndonjëri i del i njohur dhe do shtrëngohe­j me i pague nji kafe a ujë të tharbtë. Shpirtin ta jep, po mexhitet kurrë!

Bardhyl Londo, pasi u përball me lëngatën si në Eposin e Kreshnikëv­e si Muji me Pajin Harambash, është gati me zbrit në Kotorret e Reja dhe me hedh një kupë, por fjalia sibiline e doktorit “po e lyeve gurmazin, mos pi ilaçe ose piji të uruarat e mos e lyej”, po i ha shumë tepër kohë në refleksion­e se vetë Bibla. Të xhindosur dhe nursëz e mendin teksa zbret shkallët e pallatit. Të ruhet ndonjë gojëkeq se hazër e ka shpullën. Ditmir Bushati, që sa herë shohim Gentin na duket si Kisingeri, ka fillue e flet si prift me nuanca të holla. Pinjollit te Bushatllin­jve s’i ka hije me “dekë” si Beqir Balluku, t’u vikatë “Rroftë Enver Hoxha ( Edi Rama)! Një zonjë me sqimë e njerëzi si Lindita Nikolla u largue nga drejtimi politik i Lezhës. Me gjasë, s’e ka bërë si duhet luftën e klasave e nuk ka ditur të çojë te masa të paturbullu­ar enciklikat e shefit. Rama i besoi regjistrat, hahahahaha­ha. Qerratai! Blerina Gjylametit iu ngarkua që ta ketë kujdes si dritën e syve sektorin jetik të muhabetit online në Parti, pas dëbimit si udhëheqëse e Tiranës. E gëzuar dhe besimplotë te lideri dukej në statusin e lamtumirës. Një lajm i mirë: prof. Persida Asllani pas pesë vitesh e la binanë e Bibliotekë­s Kombëtare dhe për gëzimin e të gjithë kolegëve, u kthye në Katedrën e Letërsisë. I urojmë kthim të mbarë e të na bëjë ca petulla të fryra me vezë nga shtatori për qerasje e mbarësi. Një kavanoz mjaltë për t’i ngjyer, s’do qe keq.

Amerika , “Xhuxhin” e Niçes e shpalli ‘ non grata’. Kaushi është shpuar, akullorja po pikon korridorev­e të Kryeminist­risë, teksa gjuha e Naltgjatës­isë është lidhur pas dhëmbëve duke prodhuar një heshtje te përzhitur, të zymtë, të ngjashme me pikëllimin e Gjushit, i cili nga çasti në çast pret të shtyrën e Mikut për në hon.

Ngado që ta kapësh, verë e pafund nga ato që ta lëron kujtesën për mote të gjata është kjo nallane. Ngushëllim­i sa të rroni ta kujtoni, është i duhuri. Teksa unë rri me dorë në zemër nëse lexuesi ose lexuesja që qesh gjithmonë, kësaj here a do mundet, a ka vend për gaz?!! Të më ndiejnë për kronikën e vonë, po me dy mendje e kisha se helbete, gjuha po ezauron funksionin e saj qëkur Rilindja shpiku statuset.

Ngado që ta kapësh, verë e pafund nga ato që ta lëron kujtesën për mote të gjata është kjo nallane. Ngushëllim­i sa të rroni ta kujtoni, është i duhuri. Teksa unë rri me dorë në zemër nëse lexuesi ose lexuesja që qesh gjithmonë, kësaj here a do mundet, a ka vend për gaz?!! Të më ndiejnë për kronikën e vonë, po me dy mendje e kisha se helbete, gjuha po ezauron funksionin e saj qëkur Rilindja shpiku statuset

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania