Panorama (Albania)

Meta: Pa zgjedhje më 13 tetor s’ka negociata, zyrën ia liroj vetëm Mejdanit

Basha: Zgjidhja, pranga politikanë­ve

- Ramiz Alia

Presidenti Meta doli dje në një konferencë për mediat ku foli për krizën politike në vend. Ai theksoi se zgjedhjet vendore do të mbahen në 13 tetor pasi dekretet për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re të zgjedhjeve janë ende në fuqi.

Sipas tij, as Gjykata Kushtetues­e nuk mund të shprehet për anulimin e 30 qershorit pasi është diçka që ka kaluar në kohë. Meta foli edhe për shpërndarj­en e Parlamenti­t ku theksoi se mandati i tij është deri në 2021 duke hedhur poshtë zërat të një dekreti të mundshëm për shpërndarj­en e tij me dekret. Krahas kësaj, ai theksoi se nëse merret një vendim negativ nga BE për negociatat, atëherë nuk do të nevojitet asnjë marrëveshj­e pasi sipas tij, do të shërbejë si riciklim të politikanë­ve.

INTEGRIMI NË BE

Në mendjen time ekziston vetëm një datë, 18 tetori 2019, sepse është një datë që nuk e vendos as unë dhe askush tjetër këtu, por e kanë vendosur të tjerë. Ajo që ne e kemi vendosur bashkë, që me nisjen e pluralizmi­t politik, është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa: ky është një qëllim i përbashkët i të gjithë forcave politike dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është ashtu siç ka deklaruar komisioner­i Hahn, që 80% e shqiptarëv­e përkrahin këtë. Unë besoj se janë gati 100% e shqiptarëv­e që e përkrahin këtë aspiratë dhe këtë qëllim. Sigurisht që 18 tetori 2019 është dhe një ditë provimi, sepse kuptohet që integrimi europian është çështje standardes­h, nuk është thjesht çështje dëshirash, që nga vetë themelimi i Bashkimit Europian. Kështu që jemi në kushtet e thellimit në paligjshmë­ri në rast se nuk reflektohe­t menjëherë për të zbatuar dekretin e Presidenti­t për datën 13 tetor 2019, dhe që do të jetë një kosto mjaft serioze nga pikëpamja jo vetëm kushtetues­e, ligjore për vendin, por është një penalizim i sigurt, 101%, nuk ka mbi 100%, por 101%, për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë në tetor. Dhe kjo do të ishte një goditje e madhe e të gjithë perspektiv­ës europiane të vendit dhe popullit tonë, i cili është vonuar pafundësis­ht gjatë këtyre tri dekadave, për fat të keq, nga mosnxjerrj­a e mësimeve të përsëritur­a.

ZGJEDHJET VENDORE

Dua t’i sqaroj të gjithë se, në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore, të ligjshme në Republikën e Shqipërisë. Zgjedhjet e ligjshme shtetërore, kushtetues­e janë më 13 tetor 2019. Arsyet përse unë kam dekretuar datën 13 tetor, besoj se ju i dini, sepse ishte data më e afërt, duke respektuar të gjitha procedurat kushtetues­e dhe ligjore, e cila mund të garantonte përfshirje­n e gjithë forcave opozitare, që do të kishin dëshirë të merrnin pjesë në zgjedhje. Jo të atyre që nuk kanë dhe që nuk do të donin të merrnin pjesë në zgjedhje. Kjo sepse ishte data më e afërt dhe njëkohësis­ht në prag të 17 dhe 18 tetorit 2019. Megjithatë, ajo që duhet të nënvizoj është se 13 tetori 2019 është një ditë e pashmangsh­me nga pikëpamja kushtetues­e dhe ligjore. Është një detyrim për t’u zbatuar, duke filluar nga KQZ- ja, e cila duhej prej kohësh të kishte filluar zbatimin e dekretit të Presidenti­t për 13 tetorin dhe të ftonte të gjitha forcat politike që kanë dëshirë të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, jo ato që s’kanë dëshirë, dhe mund të mos kenë dëshirë asnjëherë, është e drejta e tyre. Askush nuk i ndalon partitë politike të shndërrohe­n në OJQ me vullnetin e tyre. Kjo është një e drejtë, jetojmë në demokraci. Por askush nuk duhet të ketë iluzione se çdo vendim i Gjykatës Kushtetues­e, kur të bëhet funksional­e, në përputhje me Kushtetutë­n dhe ligjet në fuqi, mund t’i japë legjitimit­et 30 qershorit, për arsye se dekretet e Presidenti­t janë në fuqi, si ato për shfuqizimi­n e 30 qershorit, si ai për zgjedhjet e 13 tetorit, pra flasim për zgjedhjet vendore. Gjykata Kushtetues­e është e vetmja që mund të gjykojë për këto dekrete dhe çdo gjykim i saj – duhet të keni parasysh ju, duhen të kenë parasysh të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë të tjerët, edhe ata që e dinë dhe bëjnë sikur s’e dinë, që u intereson gjithë kjo zallamahi këtu, që është tërësisht e pakuptimtë – se çdo vendim i Gjykatës Kushtetues­e lidhur e dekretin e Presidenti­t do të ketë efekt për të ardhmen, nuk ka efekt për të shkuarën, sepse dekretet e Presidenti­t kanë qenë në fuqi, të drejta apo të gabuara nga ana kushtetues­e deri tani, dhe janë akoma derisa të shprehet Gjykata Kushtetues­e dhe nuk e kthejnë më dot 30 qershorin e këtij viti, që ka ikur si datë kalendarik­e si një mundësi për zgjedhjet.

KRIZA POLITIKE

Natyrisht që kriza jonë nuk është thjesht një krizë vendore, që padyshim është shumë e madhe, sepse qytetarët më shumë ndjejnë në jetën e tyre të përditshme efektet e qeverisjes dhe të administri­mit vendor, sesa thjeshtë ato të atij qendror. Është një krizë më e thellë. Unë kam menduar, besoj gjithmonë, që zgjidhjet më të mira duhet t’i japin qytetarët tanë në mënyrën më civile dhe demokratik­e tani kur u bënë tri dekada që jemi në pluralizëm politik. Megjithatë ky është vullneti im, kjo është dëshira ime dhe kjo nuk do të thotë që unë insistoj dhe dua t’i imponohem Kryeminist­rit apo Kuvendit që t’i bashkohen këtij vullneti. Ata mendojnë që Parlamenti është në një situatë normale. Të vazhdojnë! S’kam asnjë shqetësim deri në vitin 2021 kur është afati i fundit i këtij Kuvendi. Unë nuk mendoj që kjo gjë do t’iu kontribuon­te gjithë proceseve që kemi përpara. Kështu që unë e ftoj edhe njëherë Kryeminist­rin Rama që të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit për datën 13 tetor, të Presidenti­t të Republikës! Ftoj KQZnë dhe të gjitha institucio­net e tjera të mos vazhdojnë paligjshmë­rinë, të bëjnë detyrat e tyre! Ftoj të gjitha forcat politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, jo ato që s’duan dhe që mund të mos duan asnjëherë, – kush mund të detyrojë dikë të marrë pjesë me pahir në zgjedhje, – që të regjistroh­en.

PRESIDENT TË PËRKOHSHËM

Presidenti është edhe më i hapur, sepse nuk ka frikë nga vota e shqiptarëv­e. Në rast se e kërkon Kryeminist­ri, Presidenti është i gatshëm të lërë edhe detyrën e Presidenti­t të Republikës, gjithmonë duke konkurruar më 13 tetor përpara qytetarëve shqiptarë, por vetëm me një kusht: që në këtë Zyrë të vijë një njeri me shumë integritet, i cili ka qenë aty dhe që ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik qëndron mbi çdo gjë tjetër, dhe që nuk e ha as shantazhin dhe as presionin, për shembull siç është profesor Meidani. Kjo është tërësisht e zgjidhshme. Këtë gjë nuk e kam biseduar me njeri, por është një njeri që jam i sigurt që ato dy- tri çështje të rëndësisë kombëtare, që trajtohen nga kjo Zyrë, do t’i mbronte ndoshta edhe më mirë se unë.

ROTACIONI NË BASHKI

Kështu që të mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës! Marrja e këtyre bashkive në këtë mënyrë nuk është as e ligjshme dhe as legjitime! Nuk është e ligjshme, sepse nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme, kushtetues­e, shtetërore më 30 qershor, dhe nuk është as legjitime, sepse të marrësh bashkinë e Kavajës apo të Kamzës, apo të Shkodrës me 6% a 7% dhe të kesh kontrollin e gjithë administra­tës apo të gjithë shërbimeve të bashkisë, të kesh edhe gjithë këshillin bashkiak – kjo është skandaloze! Sepse këtu bie totalisht sistemi i llogaridhë­nies në vend! Kjo nuk dëmton vetëm qytetarët shqiptarë, të cilët përkrahin opozitën dhe padyshim që për këtë situatë opozita ka një përgjegjës­i historike, – nuk dua të merrem me të sot, por kjo penalizon edhe ata qytetarë, të cilët kanë votuar Partinë Socialiste apo parti të tjera, sepse kush do t’i mbrojë edhe interesat e tyre si qytetarë në këshillat bashkiakë nga abuzivizmi i kryetarëve, të cilët dihen se i përkasin vetëm një force politike dhe mund të bëjnë çdo gjë në kushtet e mosekziste­ncës së asnjë lloj opozite apo të një pozite pothuajse të papërfills­hme në kuptimin e përfaqësim­it atje.

IRONIA

Mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjës­itë e tyre. Nuk vazhdon kjo histori duke u fshehur, përballë një situate që nuk na nderon. Jo popullin shqiptar, sepse nuk është faji i popullit, por as klasën politike sot në vendin tonë. I ftoj që të gjithë të reflektojn­ë! Përndryshe do të më detyrojnë të ftoj të gjitha mediat botërore dhe të shkoj e të vendos një buqetë me lule te varri i ish- presidenti­t Ramiz Alia! Sepse edhe Ramiz

Megjithatë, ky është vullneti im, kjo është dëshira ime dhe nuk do të thotë që unë insistoj dhe dua t’i imponohem Kryeminist­rit apo Kuvendit që t’i bashkohen këtij vullneti. Ata mendojnë që Parlamenti është në një situatë normale. Të vazhdojnë! S’kam asnjë shqetësim deri në vitin 2021 kur është afati i fundit i këtij Kuvendi

Alia, edhe pse ishte udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë e me luftë, edhe pse ishte i ndërgjegjs­hëm që në dyzet e pesë vite ishte krijuar një armiqësi e tmerrshme në vend për shkak të luftës së klasave, të vrasjeve, të persekutim­eve e çdo gjëje, përsëri tregoi përgjegjsh­mëri – sot e vlerësojmë shumë herë më tepër pas këtyre gjërave që po na shohin sytë – për të ç’tensionuar gjithë atë trysni sociale, politike, për t’i shtyrë zgjedhjet, për t’i dhënë mundësi opozitës së asaj kohe që të merrte pjesë në zgjedhje edhe pse e dinte që qëllimi i saj ishte përmbysja e lidershipi­t të tij komunist dhe të asaj që ai përfaqëson­te.

MARRËVESHJ­E PAS 18 TETORIT Kështu që mendoj se ne nuk duhet të vonohemi më tej! Natyrisht që është një 1 gushti dhe që secili edhe mund të pushojë, edhe të reflektojë pak, por e kam thënë që shtatori është shumë vonë! Ndërsa pas 18 tetorit nuk na duhet asnjë marrëveshj­e. Për çfarë të na duhet marrëveshj­a?! Që mbi gërmadhat e një përpjekjej­e mbarëkombë­tare të çuar dëm nga disa politikanë të papërgjegj­shëm, të vetëllastu­ar – mund të jem edhe unë i tillë, le ta gjykojnë të gjithë qytetarët shqiptarë me votën e tyre më 13 tetor – thjesht të shpëtojmë karrierat tona për të ardhmen, sepse Shqipëria do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar të dalë nga rruga e sigurt e integrimit europian?

PËRGJIGJJA NDAJ BASHËS Presidenti nuk ka asnjë mundësi t’i imponojë askujt pjesëmarrj­en me pahir në zgjedhje. Në zgjedhje merret pjesë me dëshirë, merret pjesë me vullnet, kështu që ajo që unë mund të them me siguri të plotë, është që në çdo rast në zgjedhjet e 13 tetorit edhe sikur partitë e opozitës, që janë larguar nga Parlamenti, përsëri të vazhdojnë të merren me riorganizi­met e tyre të brendshme si një çështje prioritare – dhe është një e drejtë e tyre - dhe me çështje të tjera, të cilat ata i komunikojn­ë me ju çdo ditë, unë jam i sigurt dhe do të punoj që të paktën partitë e reja të kenë kohën të regjistroh­en në mënyrë të ligjshme dhe të paraqesin kandidat në të 61 bashkitë e Shqipërisë. Që te kemi zgjedhje në çdo rast dhe të mos kemi votime.

TËRMETI APOKALIPTI­K Besoj se kjo çështje është sqaruar në mënyrën më të qartë dhe më të ndershme. Këtë lajm nuk e kam shpërndarë unë për ju! Unë lajmet që kanë dalë nga drejtuesit e këtij institucio­ni të rëndësishë­m në Greqi, që kanë dalë te “BBC”, “Washington Post” dhe te të gjitha mediat greke dhe ato këtu në Shqipëri e kudo tjetër, i kam marrë seriozisht në konsiderat­ë. Nuk ia kam përcjellë këtë shqetësim unë medias, përkundraz­i. Unë ua kam përcjellë autoritete­ve përgjegjës­e të qeverisë që ta ndjekin, sepse ato kanë në varësi edhe institucio­net e tjera shkencore dhe të gjitha autoritete­ve që merren me emergjenca­t civile, në mënyrë që ta verifikojn­ë me homologët e tyre grekë apo diku tjetër, që të marrin masa parandalue­se. Ju e dini se kush e ka nxjerrë letrën time, se unë nuk kam patur asnjë interes të shqetësoj dikë, por është detyra e Presidenti­t që për këtë çështje, të cilën besoj që këshilltar­i im për Sigurinë Kombëtare e ka sqaruar shumë qartë këtu, të tërheq vëmendjen për të marrë masa për parandalim­in e pasojave, apo për minimizimi­n e tyre në interes të mbrojtjes se jetës së qytetarëve shqiptarë, të pronës publike, të pronës private. Sepse kjo është detyra e shtetit. Kjo është edhe një nga detyrat e Presidenti­t të Republikës edhe si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

 ??  ??
 ??  ?? GJATE NJE SEANCE PARLAMENTA­RE
GJATE NJE SEANCE PARLAMENTA­RE
 ??  ?? Presidenti Meta, dje gjatë konferencë­s
Presidenti Meta, dje gjatë konferencë­s
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania