Panorama (Albania)

U kap në përgjime, Arben Çuko lihet i lirë

Gjyqtari paraprak ktheu dosjen e Prokuroris­ë për Çukon dy javë më parë, pasi i kishte konsiderua­r provat ndaj tij jo të plota

- BLEONA METUSHI

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e ish- drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko, për zbutje të masës së sigurisë “Arrest shtëpie”, duke caktuar për të masën e detyrimit për t’u paraqitur.

Vendimi është dhënë këtë të mërkurë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ndërsa më herët gjyqtari i seancës paraprake nuk ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë për të dërguar dosjen ndaj tij dhe 4 të dyshuarve të tjerë për gjykim. Prokuroria për Krime të Rënda akuzon Çukon dhe katër persona të tjerë për “Korrupsion pasiv” dhe “Korrupsion aktiv”, por sipas gjyqtarit paraprak, që në datën 16 korrik ktheu dosjen Prokuroris­ë, duhen hetime shtesë në drejtim të provave të konsiderua­ra si të mangëta.

PROKURORIA Rreth një muaj më parë, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi zyrtarisht për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes. Në njoftim Prokuroria shkruante se veprimtari­a e kundërligj­shme e personave nën hetim ishte e dokumentua­r. “Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grup personash, banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, vepronin në formën e veçantë të bashkëpuni­mit në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e, trafikimit të narkotikëv­e nga Shqipëria në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian. Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentua­r veprimtari­a e kundërligj­shme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferim­in e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtjeje dënimi, sipas preferencë­s së vetë të dënuarit, në IEVP Fier”, shkruante Prokuroria.

NËN HETIM Në kërkesën e saj, Prokuroria sqaronte se kërkon të marrë të pandehur Arben Çukon ( ish- drejtor i Përgjithsh­ëm i Burgjeve), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; Qerim Mushën, akuzuar për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpuni­m; Olsi Karagjozi, person që po vuan një dënim të mëparshëm, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpuni­m; Artur Balla, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpuni­m dhe Denis Llaftiun, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Arben Çuko
Arben Çuko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania