Panorama (Albania)

Plotësimi me 6 anëtarë, afati për Kushtetues­en mund të shtyhet

SPAK do të ngrihet pasi kandidatët të kalojnë vetingun

-

Qeveria ka përcaktuar buxhetin fillestar për Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion për vitin 2019, shumë e cila arrin në 150 milionë lekë.

Sipas VKM- së së bërë publike, kjo shifër e përcaktuar është vënë në dispozicio­n për të gjitha shpenzimet që do të ketë ky institucio­n për funksionim­in e tij. Kjo strukturë pritet të hetojë korrupsion­in në nivele të larta drejtuese. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s, të pikës 10, të nenit 57, të ligjit nr. 95/ 2016, ‘ Për organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar’, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar i përcaktohe­t për vitin 2019 buxheti fillestar prej 150 000 000 ( njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimi­n e shpenzimev­e lidhur me ushtrimin e aktiviteti­t gjatë vitit 2019. Ngarkohen Struktura e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për ndjekjen e procedurav­e për zbatimin e këtij vendimi”, shkruhet në vendim.

SPAK Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë miratoi në 16 korrik listën e 15 prokurorëv­e që pas procedurës së përzgjedhj­es për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, morën pikët më të larta. Surpriza e listës së miratuar nga KLP është mungesa e drejtueses së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe ish- drejtuesit të kësaj Prokurorie, Besim Hajdarmata­j. Ndërkohë, jashtë 15 më të mirëve janë lënë edhe dy prokurorët e dosjeve me të diskutuara të momentit, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Sipas Këshillit, renditja e kandidatëv­e që kërkojnë të jenë pjesë e SPAK është bërë pas vlerësimit të letrës së motivimit, akteve rreth procedimev­e penale të kandidatëv­e, informacio­net nga burimet e hapura përveç dokumentev­e të prezantuar­a nga kandidatët. Struktura e Posaçme Antikorrup­sion, e njohur gjerësisht si SPAK, do të jetë e specializu­ar për hetimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Prandaj, edhe një nga kriteret e parashikua­ra në ligj për anëtarin e Prokuroris­ë së Posaçme, është edhe eksperienc­a në hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsion­it. Ndërkohë, ngritja e SPAK do të shkrijë Gjykatën për Krime të Rënda dhe një pjesë kompetenca­ve të kësaj të fundit do t’u kalojnë gjykatave në rrethe.

 ??  ??
 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E KED
NJE NGA MBLEDHJET E KED
 ??  ?? Një nga mbledhjet e KLP
Një nga mbledhjet e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania