Panorama (Albania)

Ekzekutohe­t para vilës së sapoblerë, babai i dy fëmijëve

Autorët e qëlluan me breshëri automatiku nga makina pasi e thirrën që të dilte nga shtëpia. Dyshohet për vrasës me pagesë

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Sapo kishte ndërruar vendbanimi­n, ekzekutohe­t para portës së shtëpisë së re 40- vjeçari.

Feriz Bardhi është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku mesditën e së enjtes në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq rreth orës 12: 55 minuta. Bardhi u qëllua me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë, ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte. 40- vjeçari nga Shën Vlashi, baba i dy fëmijëve, pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit, ku dyshohej se ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktiviteti­n e trafikimit të kokainës. Bardhi rezulton se në vitin 2012 është arrestuar nga Policia italiane në Askoli, ku u kap me kokainë.

EKZEKUTIMI Ishte ora rreth 12: 55, kur dy persona që lëviznin me një makinë tip “Benz” e thirrën në emër Feriz Bardhin, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Muri rrethues i vilës ku banonte është mbuluar me gjelbërim dhe ai nuk ka pasur fushëpamje për të pikasur personat që e kërkonin. 40- vjeçari ka dalë menjëherë dhe në këtë moment u përball me dy persona, që nuk dolën nga makina. Njëri prej tyre e ka pyetur: Ti je Ferizi? Dhe pasi kanë marrë përgjigje pohuese, shkrehën automatiku­n drejt tij. Fakti që e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime se kemi të bëjmë me autorë të paguar ose sikurse emërtohen ndryshe “vrasës me pagesë”. Pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të 40vjecarit, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga fakti se në atë orar rrugët e qytetit bregdetar janë thuajse të boshatisur­a. Bardhi u transportu­a drejt spitalit të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se autorët nuk kanë dalë nga makina për t’iu shmangur kamerave të sigurisë, që mund të kishte instaluar në vilën e tij 40vjeçari i ekzekutuar.

MOTIVI Pista kryesore për shkakun e vrasjes së 40vjeçarit lidhet me të kaluarën e tij. 40- vjeçari ka qenë i përfshirë në trafik kokaine dhe kjo mund të ketë çuar në eliminimin e tij për larje hesapesh. Feriz Bardhi, i lindur më 1979, rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga Policia italiane në Askoli, pasi së bashku me një person tjetër, të quajtur Arif Qelia, është kapur me një sasi prej 700 gramë kokainë të pastër teksa lëviznin me një makine tip “BMW X6”. Policia italiane e ka konsiderua­r atë si një korrier të kokainës dhe kjo ka bërë që hetuesit aktiviteti­n e tij ta hetonin si pistë për ekzekutimi­n. “Bazuar tek e shkuara e 40- vjeçarit, kemi dyshime se kemi të bëjmë me një ngjarje që ka si motiv larjen e hesapeve. Kjo, pasi në Itali viktima rezulton person i përfshirë në grupe kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike të forta si kokaina dhe heroina. Nga ana tjetër, kemi dyshime se kemi të bëjmë me ekzekutorë profesioni­stë. E para: autorët e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi dhe e dyta s’kanë zbritur fare nga makina dhe s’kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit. Kemi sekuestrua­r pamjet e disa kamerave të sigurisë nëpër rrugët e qytetit ku mendojmë se janë përshkuar nga autorët, me qëllim të kryejmë identifiki­min e tyre. Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë që këtë ngjarje ta zbardhim shumë shpejt”, mësohet nga grupi hetimor.

 ??  ?? Viktima Feriz Bardhi
Viktima Feriz Bardhi
 ??  ?? Vila e Feriz Bardhit
Vila e Feriz Bardhit
 ??  ?? Vendi ku u vra 40- vjeçari
Vendi ku u vra 40- vjeçari
 ??  ?? Viktima Feriz Bardhi
Viktima Feriz Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania