Panorama (Albania)

Basha: Kriza mbaron vetëm me politikanë me pranga në duar

“Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve”

- ERVIN KOÇI

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi dje se kriza politike do të marrë fund kur politikanë­t të dalin me pranga në duar.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratik­e në qytetin e Cërrikut, Basha theksoi se dalja nga kriza nuk mund të ndodhë me marrëveshj­e, por përmes parimeve. “Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Europë, çdokush që kapet me këto krime, shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarë­t e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëv­e”, u shpreh Basha gjatë takimit. Këtë herë kreu i PD- së duket se vendosi një “kusht” që kriza të zgjidhjet në mënyrë të përhershme, ku politikanë­t të kapur në afera korruptive t’u vendosen prangat në duar. “Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pa ndëshkues h mërisë së politikanë­ve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar”, tha lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Më herët, gjatë takimeve të tjera me strukturat dhe anëtarët e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha është shprehur i sigurt që vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e dhe Edi Rama nuk do të jetë më Kryeminist­ër i shqiptarëv­e. Këtë bindje kryedemokr­ati e bazon në refuzimin që shqiptarët shprehën në 30 qershor, por edhe nga çdo paligjshmë­ri që shoqëroi procesin e zgjedhjeve vendore. “30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor. Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhje legjitime vendore, të mbikëqyrur­a nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëv­e. Procesi i 30 qershorit ishte i pavlefshëm dhe kriminal dhe kjo u konstatua edhe nga raporti i OSBE- ODIHR- it: Procesi i votimit pa dekret. Mohimi i të drejtës së opozitës për të pasur përfaqësue­sit në proces. Votimi me 1 kandidat dhe regjistrim­i i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme. Largimi i Edi Ramës si Kryeminist­ër është i padiskutue­shëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanë­ve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutue­shëm. Prandaj, ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo pazarit. Edi Rama kërkon pazar. Gjithë jeta e tij politike është pazar. Kur nuk ka pazar, shpërfytyr­ohet, çmendet”, deklaroi Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania