Panorama (Albania)

Zbardhet vendimi i Qeverisë, si do të mbrohen magjistrat­ët

-

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e magjistrat­ëve. Sipas këtij vendimi, magjistrat­it i sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, sipas parashikim­eve të këtij vendimi, kur, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i rrezikohet jeta, shëndeti i tij dhe/ ose e/ i familjes, si dhe pasuria. Mbrojtje e veçantë i sigurohet edhe magjistrat­it që nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension, në rast se e kërkon, në rast cenimi për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit. Me mbrojtje të veçantë personale, të familjes dhe të pasurisë, sipas këtij vendimi, do të kuptohen masat me karakter organizati­v e profesiona­l, për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë fizike, mbrojtjen e familjes e të pasurisë së magjistrat­it, si dhe masat e tjera, që lidhen me këtë mbrojtje.

Për të përfituar nga ky vendim, duhet të ekzistojnë disa kushte specifike, si prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, familjen ose pasurinë e magjistrat­it; Prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe ushtrimit të funksionit ose ushtrimit të mëparshëm të funksionit nga magjistrat­i. Pavarësish­t mungesës së lidhjes shkakësore të përcaktuar në shkronjën “b”, të kësaj pike, magjistrat­it i sigurohet mbrojtje e veçantë edhe në rast të pranisë së rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pasurinë e magjistrat­it gjatë kohës që magjistrat­i ushtron funksionin e tij.

Kërkesa për mbrojtje i paraqitet Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, sipas rastit, nga subjektet e përcaktuar­a në pikën 4, të këtij vendimi, kur ka të dhëna të besueshme që provojnë se një magjistrat­i i rrezikohet jeta, familja ose pasuria.

 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania