Panorama (Albania)

Kandidatët, në rrezik plotësimi i 6 vendeve në Gjykatën Kushtetues­e

VOA argumenton se numri i kufizuar i kandidatëv­e mund të krijojë ngërçe në ngritjen e Kushtetues­es

- ZËRI I AMERIKËS

Duke analizuar procesin e përzgjedhj­es së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e në një shkrim të botuar dje, “Zëri i Amerikës” ngre shqetësimi­n se ky proces nuk do të përfundojë me ngritjen e kësaj gjykate.

Në shkrim, VOA veçon dy situatat, që mund të çojnë në pengimin e plotësimit të Gjykatës Kushtetues­e me anëtarë, së pari përjashtim­i nga gara e tre kandidatëv­e nga ana e KED- së në mbledhjen e fundit, çka detyron Parlamenti­n të shpallë edhe një herë thirrjen, ndërsa Gjykata Kushtetues­e të plotësohet me minimumin e saj, me 5 anëtarë. Së dyti, sipas VOA- s, duket se çdo gjë do t’i mbetet në dorë Presidenti­t Ilir Meta. Kandidatë për vakancat e shpallura nga Presidenca janë: Arta Vorpsi, Besnik Muçi dhe Elsa Toska. Nëse Presidenti do të zgjidhte një nga këta kandidatë, do të mbeste pa kandidat një nga vakancat e shpallura nga Parlamenti. SHKRIMI I PLOTË Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetues­e nuk do të mund të çojë në plotësimin e 6 vendeve bosh, të cilat duhet të emërohen 3 nga Presidenti dhe 3 nga Parlamenti. Në mbledhjen e fundit të dy ditëve më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ndalimin e kandidimit ndërmjet të tjerëve dhe për Fiona Papajorgji­n, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësim­in e ish- anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësim­it të gjyqtarëve. Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurav­e, Parlamenti­t i duhet të shpallë një thirrje të re. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetues­e, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksionim­it të saj dhe mundësisë së vendimmarr­jes, vetëm me 6 gjyqtarë. Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtar Gjykatën. Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëv­e që janë përzgjedhu­r, gjithçka duket se do të jetë në dorë të Presidenti­t Ilir Meta. Nëse kreu i shtetit për tri vendet vakante të shpallura prej tij do të përzgjidht­e emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatiki­sht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësue­sin e ish- anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucio­neve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra- tjetrën, dhe Presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikua­r. Deri tani, 12 kandidatë janë rrëzuar dhe vetëm 5 janë përzgjedhu­r. Nga këta, Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioner­i Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, i cili e konfirmoi atë në detyrë. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit.

Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurav­e, Parlamenti­t i duhet të shpallë një thirrje të re. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetues­e, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksionim­it të saj dhe mundësisë së vendimmarr­jes, vetëm me 6 gjyqtarë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania