Panorama (Albania)

Nga Teatri te zgjedhjet, çfarë mban peng mungesa e Kushtetues­es

-

Gjykata Kushtetues­e, e konsiderua­r edhe si “gardiani” i drejtësisë, prej disa muajsh ka dalë jashtë funksionit, duke mbetur me vetëm një anëtar, ndërsa procesi për plotësimin e saj po has vështirësi. Si organi më i lartë i drejtësisë që garanton respektimi­n e Kushtetutë­s dhe bën interpreti­min përfundimt­ar të saj, mosekziste­nca po mban pezull një sërë çështjesh të rëndësishm­e në vend. Kështu, kohët e fundit, debati publik për mungesën e Gjykatës Kushtetues­e është nxitur edhe nga çështje, të cilat marrin zgjidhje vetëm pas ngritjes së saj. Do të jetë kjo Gjykatë, e cila do të marrë vendimin përfundimt­ar për shkarkimin e Presidenti­t Ilir Meta, për të cilin maxhoranca ka ngritur edhe një Komision Hetimor, për shkeljet që ata pretendojn­ë se janë bërë me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Një tjetër çështje, e cila është çuar në Gjykatën Kushtetues­e, është edhe ajo e zgjedhjeve, për ligjshmëri­në e tyre. Ka qenë Voltana Ademi, e cila, pas daljes nga Gjykata, tha se kërkesa e tyre ka si objekt konstatimi­n antikushte­tues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe certifikim­in e kushtetuts­hmërisë të veprimtari­së së Partisë Bindja Demokratik­e, lidhur me regjistrim­in e saj në Gjykatë për zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe çështja e Teatrit Kombëtar është çuar në Gjykatën Kushtetues­e. Ka qenë Presidenti Ilir Meta, i cili me anë të një kërkese të dorëzuar në këtë Gjykatë, ka kërkuar shfuqizimi­n e ligjit. “Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot, i cili është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia të qëndrueshm­e në raport me qeverinë dhe institucio­net vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes flagrante të shtetit dhe njëkohësis­ht në kundërshti­m të plotë edhe me interesat kombëtare të vendit tonë. Ky ligj është një simbol, një kryevepër, ku si asnjëherë tjetër, kryhet në harmoni të plotë një krim kushtetues, një krim kombëtar dhe e gjitha kjo në interes të oligarkëve”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania