Panorama (Albania)

PD denoncon 2 skandalet: Pas kasave fiskale fshihet vëllai i Kryeminist­rit

Basha: Afera tjetër me kasat fiskale siç e paralajmër­uam para disa muajsh, çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë

- ERVIN KOÇI

Partia Demokratik­e ka denoncuar dje dy nisma të qeverisë, duke theksuar se pas tyre qëndron vëllai i Kryeminist­rit, Olsi Rama.

Vetë kryetari i Partisë Demokratik­e, gjatë një takimi me strukturat e PD- së në qytetin e Cërrikut, deklaroi se qeveria po grabit paratë e qytetarëve, duke iu referuar tenderit të Ministrisë së Brendshme për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. "Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutëris­ë së Edi Ramës, të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot Balldrenin, 7- fish koston e rrugës, shikoni Orikumin, Vlorën. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së Policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë", theksoi Basha. Krahas kësaj, ai u ndal edhe te nisma tjetër e Ministrisë së Financave për të ndryshuar monitorimi­n e bizneseve. Sipas tij, te kjo nismë qëndron prapa vëllai i Kryeminist­rit Rama. "Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmër­uam para disa muajsh. Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t'i fusë ato para në xhep", u shpreh Basha. Kreu i opozitës theksoi se e vetmja politikë e Ramës është hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, me PPP, grabitja e bregdetit, e minierave, e naftës, e taksave. "Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëv­e, për rritjen e kostos së jetës, për shpunësimi­n masiv, për pamundësin­ë për të gjetur një vend pune", theksoi kreu i opozitës.

DENONCIMI

Tenderin për uniformat e reja të Policisë së Shtetit e denoncoi dje edhe Lealba Pelinku, kryetarja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD. Sipas saj, qeveria ka shkurtuar kohën e tenderimit për të favorizuar një kompani. "Kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, Sandër Lleshaj nuk ndryshon nga paraardhës­it e tij, Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj. Gjuetia e preferuar e ministrave të Brendshëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e Policisë. Kësaj radhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktim­i i fituesit përmes shkeljes së procedurav­e ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurrenc­ë të drejtë në treg. Për të përjashtua­r garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmua­r afatin minimal të parashikua­r në ligj për t'u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij. Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52- ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurrojn­ë në 24 ditë. Ky është një afat kohor i pamjaftues­hëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurrenc­e. Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktua­r, për favorizimi­n e të cilit ngushtohen ditët e garës dhe shmangen konkurrent­ët e tjerë", theksoi kryetarja e Departamen­tit Antikorrup­sion në Partinë Demokratik­e.

 ??  ?? Lealba Pelinku, dje gjatë konferencë­s
Lealba Pelinku, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania