Panorama (Albania)

Panariti: Biznesi i vogël po përndiqet nga inspektorë­t

- Edmond Panariti

Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, denoncoi dje aksionet e qeverisë ndaj bizneseve të vogla si masa represive ndaj tyre. Në një postim në "Facebook", Panariti bën një krahasim të bizneseve të vogla në Amerikë me ato në Shqipëri, duke theksuar se ato në SHBA gjenerojnë katër herë më shumë të punësuar se bizneset e mëdha. "Krijimi dhe nxitja e biznesit të vogël, të jetë themeli i platformës ekonomike të opozitës. Ky është ndryshimi. Ky është dallimi. Kështu fitohet. Kështu rimëkëmbet ekonomia dhe ndalet hemorragji­a e Shqipërisë. Ka vetëm një rrugë, të ' mbillet' vendi në fushë, kodër dhe mal me biznese të vegjël. Nuk mbahet vendi i populluar dhe ekonomia e tij vetëm nga një grusht ' megabiznes­esh'. Ata janë ikona dhe simbole të ekonomisë, por jo motorë të zhvillimit të saj. Rreth nëntëdhjet­ë për qind e bizneseve në Amerikë janë biznese të vegla që punësojnë më pak se 20 punonjës. Pra, ekonomia më e fuqishme dhe më e madhe e planetit ka në themel "të vegjlit". Këta të vegjël janë gjigantët e vërtetë, sepse gjenerojnë katër herë më shumë vende pune në Amerikë, sesa të mëdhenjtë. Por edhe te ne, në mos më shumë", thekson Panariti. Në vijim të postimit të tij, ish- ministri i Bujqësisë shprehet se qeveria po ndërmerr masa represive ndaj biznesit të vogël në Shqipëri, duke mos i mbështetur ata në mënyrë që të rritet tregu i punës. "Po si i trajtojmë ne të vegjlit? Ne i përndjekim ata. Me AKU, inspektora­te, tatime e taksa! Ne u qepemi dhe i "shqepim" baxhot, pikat e përpunimit, punishtet, zanatçinjt­ë, dyqanet e fshatit dhe lagjes, minitregje­t sepse nuk plotësojnë standardet e gjigantëve dhe prandaj nuk meritojnë të ekzistojnë nën hijen e tyre. Prandaj, ata mbyllin qepenat, ikin, degdisen. Prandaj ta kthejmë timonin e nxitjes, përkrahjes dhe mbështetje­s drejt të vegjëlve dhe zhvillimit", nënvizoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania