Panorama (Albania)

Basha: Rama një hajdut psikik, pa kulla s’ka teatër

- ARISTIR LUMEZI Lulzim Basha

Presidenti i Republikës publikoi dje një deklaratë të Kryeminist­rit Edi Rama të vitit 2000 ku mbështeste iniciativë­n e Metës në atë kohë Kryeminist­ër për mbrojtjen e teatrit nga prishja.

Në vitin 2000, kur Rama ishte Ministër i Kulturës, mbështeste iniciativë­n e Kryeminist­rit Meta dhe qeverisë së tij për t’i dhënë të gjithë zonës rreth Teatrit Kombëtar statusin e Monumentit të Kulturës. “Të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimi­së historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh. Dëgjoni ju lutem Kryeminist­rin aktual, z. Rama, se si e konfirmont­e këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzako­nshëm si Ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”, shkruan Meta, si konfirmim të qëndrimit të tij koherent për këtë çështje prej 20 vitesh. “Dua t’ju bëj me dije se kjo iniciativë është një përputhje midis këtij studimi të Institutit të Monumentev­e dhe vullnetit të plotë të Kryeminist­rit për të vendosur një veto të fortë të qeverisë dhe timen personalis­ht në mbrojtje të qendrës historike të kryeqyteti­t. Duke parë që këtë gjë duhet ta kishte bërë me kohë bashkia e Tiranës, dhe nuk e ka bërë, dua të them se kjo iniciativë e Kryeminist­rit dhe qeverisë shqiptare do ta nxjerrë bulevardin e Tiranës, nga errësira në dritë”, shprehet Rama në një intervistë televizive para gazetarit Blendi Fevziu në vitin 2000.

KRYEMINIST­RI Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe dje Presidenti­t Meta, por dhe artistëve që kanë dalë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, me një postim të aktorit të njohur të skenës dhe ekranit, Artan Imamit. “Artan Imami është një tjetër protagonis­t tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh ‘ kalama’, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘ 80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar”, shkruan Kryeminist­ri Rama i cili e shoqëron komentin e tij me qëndrimin e aktorit të njohur. “Shpreh dakordësin­ë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama se interesi i tij për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar është pikërisht ndërtimi i gjashtë kullave të larta. Basha publikoi dje në rrjetet sociale një tjetër video në të cilën tregon, siç thotë ai, gënjeshtrë­n e Kryeminist­rit Rama për të grabitur truallin e teatrit. Në video, jepet deklarata e 30 korrikut të këtij viti në konferencë me gazetarët e Kryeminist­rit Rama, i cili thotë “Asnjë cm i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat. Zhvillimi privat vjen pas murit rrethues të Teatrit”. Por kjo deklaratë sipas Bashës është e pavërtetë dhe për ta mbështetur këtë, në video tregohet harta që parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kogjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtat­shme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e Teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzoh­et vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimi­n e asnjë pjese të mbëtar, që i takon në pronësi sipas Hipotekës. “Hajduti psikik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psikik”, shkkësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘ 87 apo ‘ 88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po ruan Basha duke komentuar videon. Në një tjetër postim, kreu i opozitës denoncoi Ramën se pas shembjes së teatrit, qëndron plani, sipas tij, i kryebashki­akut Veliaj dhe mafies së ndërtimit për të ndërtuar kulla mbi 20 kate në këtë zonë, duke “grabitur pronën publike”. Në një video që ka postuar në “FB”, thuhet se përmes “Fusha Shpk”, Rama dhe Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv. “Puna e Teatrit ishte loooja! Nuk e zë gjumi hajdutin psikik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdoru­rit e radhës që flasin për gishtin, kur gishti tregon hënën! Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama- Veliaj- Mafia e Ndërtimit dhe Drogës”, është komenti i Bashës për videon. bisedonim, dikush e pyeti se si i duket niveli i teatrit. Ai i kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë”, shkruan aktori i njohur Artan Imami. Po ashtu, Kryeminist­ri postoi dje dhe një video ku këshilltar­ët e bashkisë së Tiranës kishin inspektuar ambientet e jashtme të Teatrit Kombëtar në gjendje të amortizuar. “Sipërfaqja e Teatrit të sotëm Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por infrastruk­turës teatrore i shtohen edhe 8.000 metra katrorë më shumë se ç’ka sot! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të stopohet në degradimin e vet e as mund të jetë dot bazë për rikonstruk­sion. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton”, shkruan kryeminist­ri në llogarinë e tij në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania