Panorama (Albania)

PËRGJIMET E PROKURORIS­Ë PËR ARBEN ÇUKON

-

Ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Arben Çuko, njëkohësis­ht edhe ish- deputet i Partisë Socialiste, u arrestua në 21 tetor nga Policia e Tiranës, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në afera korruptive gjatë kohës që ishte në detyrë. Emri i tij ka dalë në përgjimet e Prokuroris­ë për grupin e drogës në Shijak dhe më pas është vënë gjithashtu në përgjim edhe ish- drejtori i Burgjeve, Çuko. “Panorama” siguron një pjesë të përgjimeve në dosjen me 108 faqe që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda për Çukon. Sipas përgjimeve, ai komunikon me drejtorin aktual të Burgut të Burrelit, Fatjon Kurtin, i cili i kërkon që të kryejë transferim­in e një personi të dënuar si vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për shtetasin Olsi Karagjozi, i njohur ndryshe me nofkën “Olsi i Qamiles”. Sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Olsi Karagjozi ka dashur të transferoh­et në një burg tjetër dhe ka kontaktuar të arrestuari­n Artur Balla. Pasi është rënë dakord për çmimin e transferim­it, Balla i ka dhënë një shumë prej 3 mijë eurosh shtetasit Denis Llaftiu dhe ky i fundit ia ka dorëzuar atë Qerim Mashës, i cili është edhe shoferi i Arben Çukos, që ka luajtur rolin e ndërmjetës­it. I ndodhur në Burgun e Burrelit, Karagjozi kërkonte transferim­in në Burgun e Peqinit. Duke qenë se transferim­i po vononte, Karagjozi ka kërkuar që ai të anulohet dhe të marrë paratë mbrapsht. Mirëpo, shoferi i Arben Çukos, Qerim Masha, e ka siguruar përmes ndërmjetës­ve të tjerë se do të ndodhte, por jo në Burgun e Peqinit, por në Burgun e Krujës. Më pas, ka qenë drejtori i Burgut të Burrelit, Fatjon Kurti, i cili ka telefonuar Arben Çukon, duke e pyetur për transferim­in e mundshëm të Karagjozit. Madje, në përgjime shprehet edhe frika nëse dy bashkëbise­duesit mund të ishin në përgjim dhe shoferi i Çukos ndryshoi numrin për këtë arsye.

PERGJIMI

Fatjon Kurti: Alo, drejtor përshëndet­je, Fatjoni jam. Arben Çuko: Kush Fatjon o burrë? Fatjon Kurti: Fatjoni jam, drejtori i Burrelit. Arben Çuko: Hë Fatjon, më thuaj. Fatjon Kurti: Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithsh­me është e qetë, a mundet të vij nesër të bisedoj për nja dy çështje të vogla? Arben Çuko: Nuk e di, a mi thua dot në telefon...? Fatjon Kurti: T’i them edhe në telefon, por doja të vija të takoja e të të uroja. Mirë drejtor, doja të flisja edhe për këtë, për një transferim të një të paraburgos­uri që të kishim biseduar. Arben Çuko: Ça është? Fajton Kurti: Është ky Karagjozi... për arsye sigurie më shumë... Arben Çuko: Po Olsi Karagjozi. Fatjon Kurti: Më kanë dërguar... Arben Çuko: Prit ta vendos unë se kam digju llafe të tjera për këtë lloj. Ata që më kanë ndërhyrë mua më duket se më kanë bërë pisllëqe. Fajton Kurti: Mirë. Arben Çuko: Prit ta vërtetoj unë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania