Panorama (Albania)

Shpërndani­n kanabis me doza, FNSH bllokon tre të rinjtë nga Vlora

-

VLORE - Aventura e tre të rinjve nga Vlora për të shitur kanabis sativa në Himarë nuk ka përfunduar sipas skenarit që ata kishin parashikua­r. Policia në rrugë operative kishte siguruar informacio­n për posedim lënde narkotike në një automjet, me të cilin po udhëtonin disa të rinj. Për këtë arsye, efektivë të Policisë së Himarës nga njëra anë dhe FNSH- ja e Fierit nga ana tjetër, u vunë në ndjekje të automjetit. Bllokimi i makinës u bë në vendin e quajtur Qafa e Vishës. Në pranga si autor i shpërndarj­es së lëndës QESE me kanabis sativa, gati për t'u shitur, iu gjetën 23- vjeçarit të arrestuar në makinë. Përveç qeseve të mbushura me boçe të lëndës narkotike, ai kishte dhe një sasi të madhe qesesh bosh, që me siguri i kishte për t'i përdorur më vonë pas shitjes së sasisë që kishte të gatshme. narkotike në doza të vogla u vu një 23- vjeçar nga Vlora. Përveç tij, të arrestuar përfunduan dhe dy miqtë e tij. "Në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se 3 persona po udhëtonin me një automjet, në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Himarë, FNSH- së së Fierit janë vënë në ndjekje të automjetit. Gjatë ndjekjes është bërë i mundur bllokimi i mjetit në vendin e quajtur Qafa e Vishës, Himarë, ku pas kontrollit të ushtruar, poshtë sediljes së shoferit janë gjetur 39 qese të vogla farmaceuti­ke, të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin V. P., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e'. Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjet: O. R., 34 vjeç, dhe A. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ' Moskallëzi­m krimi'. Materialet i kaluan Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme", bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ?? Kanabisi i sekuestrua­r
Kanabisi i sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania