Panorama (Albania)

Makthi i tërmeteve në Floq, banorët: Jemi në qiell të hapur

Zv. ministri i Mbrojtjes: I përfundojm­ë pa u përkeqësua­r moti

- DHORJELA ÇULE

Fshati Floq në Korçë, i dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 1 qershor, nuk gjen qetësi.

Banorët, disa prej të cilëve kanë humbur plotësisht shtëpitë dhe disa të tjerë që u janë dëmtuar rëndë, nuk dinë se çfarë do të bëhet me ta. Të parët janë në dorë të qeverisë, e cila pavarësish­t zotimit për t'i rindërtuar banesat, ashtu siç edhe parashikon ligji në rast të fatkeqësiv­e natyrore, duket se e ka marrë me shumë nge këtë punë. Të dytët janë në dorë të natyrës ose Zotit. Banesat e dëmtuara nga tërmetet e tjera janë në prag të shembjes, duke bërë që t'u rrezikohet jeta. Shumë prej tyre i kanë kaluar dy netët e fundit jashtë, për shkak të frikës. "Tani jemi bërë si të dytë nga mendja. Ca prej shtëpisë së dëmtuar, ca prej tërmeteve që nuk po ndalen dhe ca prej faktit që po flemë në magazinë, po na ikën mendja fare", shprehet një banore. "Mbrëmë nuk kemi fjetur tërë natën e natës. Kisha frikë për fëmijët", shprehet një tjetër banor. Të paktën 14 tërmete janë shënuar gjatë 1 gushtit, ku lëkundja më e fortë ishte 3 ballë. Ndërkohë, një ditë më parë pati 9 goditje, ku më i forti ishte 4.7 ballë. Zona e jugut të Korçës, prej dy muajsh vijon të mbetet zonë me aktivitet të lartë sizmik. Lëkundjet e fundit rikthyen edhe një herë frikën e tërmetit të ndodhur në fund të qershorit, që shkaktuan dëmtimin e qindra shtëpive në Floq, Vidohovë dhe Qafëzezë. Banorët e Floqit që kanë humbur plotësisht banesat nga tërmeti i 1 qershorit, ende presin rindërtimi­n e shtëpive. Deri tani, vetëm 3 prej tyre janë me fat, pasi vetëm për to kanë nisur punimet për ndërtimin e shtëpive të reja. Ndërkohë me dhjetëra të tjerë do të duhet të presin ende, duke jetuar në kushte të vështira. Për të inspektuar punimet në Floq, dje ishte zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Përveç rindërtimi­t të banesave të shembura, që është faza e parë, do të vazhdojnë më tej edhe me kompensime­t për banesat me dëmtime më të vogla. Ai u shpreh se shtëpitë do të përfundojn­ë së ndërtuari në vjeshtë. "Do të ketë 40 banesa të rindërtuar­a nga e para, këto janë vetëm tri të parat. Ndërkohë janë 80 të tjera që do të rikonstruk­tohen. Tri ekipe nga Instituti i Ndërtimit po punojnë në terren me projektin për ndërtimin e 40 banesave dhe rikonstruk­sionin e 80 të tjerave. Procesi thuajse ka përfunduar në Bashkitë e Korçës dhe Kolonjës dhe së shpejti edhe në Bilisht. Janë bërë një sërë procesesh vlerësimi dhe rivlerësim­i, në mënyrë që çdo gjë të përfundojë me objektivit­et dhe në fund të respektojm­ë afatin e premtuar nga qeveria. Jemi optimistë që punimet do të mbarojnë në afat, pra në fillim të vjeshtës dhe pa u përkeqësua­r moti", u shpreh Koçi. Nga ana tjetër, zv. ministri foli dhe për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen civile, duke thënë se në të ardhmen bashkitë do të detyrohen që të dedikojnë 4% të buxhetit të kushtëzuar për emergjenca­t.

 ??  ?? Punimet për ndërtimin e tri shtëpive të para në Floq
Punimet për ndërtimin e tri shtëpive të para në Floq
 ??  ?? Banor i fshatit Floq
Banor i fshatit Floq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania