Panorama (Albania)

Vendimi, tekste shkollore falas edhe për klasën e pestë

Qeveria zgjeron gamën e përfituesv­e të teksteve shkollore

-

Por, ndryshe nga viti i kaluar, vendimi lë të kuptohet që nxënësit e klasës së parë do të mund t’i ruajnë kujtimet e para, pasi tekstet do t’i kenë përgjithnj­ë, pasi çdo vit do të blihen të reja. “Nxënësve që ndjekin arsimin fillor në klasën e parë në institucio­net arsimore publike, u jepen tekstet shkollore të reja, çdo vit, në përdorim falas. Nxënësve që ndjekin arsimin fillor në institucio­net arsimore publike nga klasa e dytë deri në klasën e pestë, u jepen tekstet shkollore në përdorim falas”. Ndonëse vendimi ka dalë me pak ditë vonesë, parashikoh­et që lista e nxënësve që duhet të marrin tekste falas të përllogari­tet brenda muajit korrik me qëllim që deri në fundin MIJE nxënës nga klasa e parë në të katërtën përfituan vitin e kaluar libra falas në përdorim. Numri i nxënësve parashikoh­et të jetë më i madh me shtimin e klasës së pestë në gamën e kategorive përfituese. e muajit gusht, periudhë kur nis ndarja e librave, ato të jenë gati për nxënësit. “Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar nga Ministria përgjegjës­e për Arsimin. Institucio­net arsimore publike, si dhe zyrat vendore të arsimit parauniver­sitar, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikua­r të teksteve për përdorim falas dhe të reja, nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, përcaktohe­t në vendim. Vitin e shkuar, klasa e pestë ishte e vetmja që mësonte me kurrikula të vjetra, çka u pa si alibi nga ana e qeverisë për të mos mundësuar tekste falas për gjithë ciklin fillor. Sakaq, ka premtuar që brenda pak vitesh, të ofrojë tekste në përdorim pa pagesë për ciklin 9vjeçar. Duhet theksuar se në fund të çdo viti është një procedurë shumë e gjatë për kthimin e tyre, që nga fshirja me gomë e librave deri te dorëzimi në komisionin shkollor, çka ka ngritur pakënaqësi te shumë prindër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania