Panorama (Albania)

Universite­tet, rrudhen financat për akreditimi­n e ekspertëve të huaj

-

Agjencia e Akreditimi­t duket se nuk ia ka dalë dot me pagesat e anëtarëve të huaj përfaqësue­s në Bordin e Akreditimi­t të Universite­teve, ndaj i ka propozuar qeverisë të përgjysmoj­ë masën e shpërblimi­t të tyre për çdo mbledhje. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi që për çdo mbledhje, ekspertët e huaj të mos marrin më 1200 euro, por vetëm 600. Ndërsa anëtarët shqiptarë, sipas vendimit të vitit 2017, për të njëjtën punë paguhen 30 mijë lekë. Për të shmangur diskrimini­met, qeveria ka vendosur të përfshijë në trajtimin me udhëtime apo akomodime, të gjithë anëtarët, të huaj e shqiptarë, të cilët janë me rezidencë të përhershme jashtë Shqipërisë. Shkurtimet kanë prekur edhe ekspertët që merren me vlerësimin e hapjes apo riorganizi­mit të IAL- ve dhe programeve të studimit. Nëse më parë, vetëm njëri parashikoh­ej të merrte një tarifë fikse të shumës që paguan universite­ti, tashmë përcaktohe­t që minimalish­t duhet të jenë dy ekspertë që të paguhen jo më tepër se vlera e mësipërme. Sakaq, një pikë shtesë sqaruese saktëson vlerën që marrin ekspertët kur bëjnë vlerësimin e jashtëm për herë të parë të një programi studimi. “Vlerësimi i jashtëm në kuadër të akreditimi­t të parë të programeve profesiona­le të studimit, si dhe të programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë në IAL- të publike bëhet i grupuar, aty ku është e mundur dhe për jo më shumë se tri programe, sipas ciklit dhe fushës së studimit në nivel njësie bazë. Tarifat për vlerësimin në kuadër të akreditimi­t të parë të këtyre programeve të jenë sa 65% e tarifës së secilit program që do të vlerësohet i grupuar”, nënvizohet në vendim. Një shumë e përafërt, 70% e vlerës së programit, vlen edhe për vlerësimin në kuadër të akreditimi­t të një programi profesiona­l.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania